Aurelën nuk e gjeni më te ‘Crazy Calvin’…

Mediale Vip

Aurelën nuk e gjeni më te ‘Crazy Calvin’…

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 00:19
Aurela Gaçe

Aurela Gaçe, artistja e madhe e skenës, fituese e më shumë se 7 çmimeve të para në festivalet shqiptare, ka vendosur që këtë vit t’i thotë “JO” angazhimit të përjavshëm në “Crazy Calvin”, club-in e muzikës shqiptare, që e ngriti vetë bashkë me partnerët e saj në biznes.

Në ndryshim nga vitet e shkuara, tashmë të premtet dhe të shtunat në “Crazy Calvin” nuk do të mbajnë më emrin e artistes që jep shpirtin në skenë më shumë se kushdo tjetër. Burime të afërta me këngëtaren, thonë për “revistawho.com” se ajo ka vendosur që këtë vit të pushojë e t’i kushtohet shtatzënisë dhe rritjes së vajzës së dytë.

Në fakt nevoja e Aurelës për pushim, u vu re që sezonin e shkuar, ku ajo vendosi që pas katër sezonesh të plota, të mos shfaqej më dy, por vetëm një herë në javë në skenën e “Crazy Calvin” si pasojë e lodhjes dhe energjisë së shpenzuar.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me dyshen e vëllezërve korçarë Endri dhe Stefi Prifti, por e sigurtë është që “Crazy Calvin”, tashmë do t’i mungojë çmenduria dhe energjia e Aurelës, prej së cilës club-i mori parashtesën ‘crazy’ në emërtim.

Megjithatë për të gjithë artdashësit e saj ka edhe një lajm të mirë, burimet pranë artistes konfirmojnë për ne se Aurela do të vijojë të prodhojë muzikë për veten dhe të gjithë ata që e duan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat