Një pyetje për Ambasadorin Ruairi O’Connell

Opinione

Një pyetje për Ambasadorin Ruairi O’Connell

Faik Krasniqi Nga Faik Krasniqi Më 15 gusht 2016 Në ora: 22:08

Z.Ambasador Ruairí O'Connell. Ju kuptoj që keni qëllim të mirë për ta eliminuar nepotizmin në Kosovë, të instaluar prej pasluftës nga kjo klasë politike mafioze! Të falënderoj për këtë gjë. Por një pyetje kam për ju, edhe pse mund të mos më përgjigjeni! Është e drejta juaj. A ju besoni këtyre me të cilët ke nënshkruar këtë marrëveshje? Këtyre nga klani ''Pronto''? Nëse po, atëherë do zhgënjeheni keq, por do t'i zhgënjesh tejmase edhe qytetarët e Kosovës, të cilët kemi një respekt të veçantë për ty! Z. Ambasador, ndihma dhe nderi që ju mund të na bëni, neve qytetarëve të stërlodhur të Kosovës, të ngulfatur nga këta mafiozë të politikës, të cilët e kanë kapur shtetin për fyti, është që t'i izoloni këta politikanë mafiozë, të cilët janë shndërruar në kancerin e shtetit dhe gjithë shoqërisë!

PS: Pyetjen nuk ta bëra në cilësinë e publicistit, as të gazetarit e të analistit, as të poetit e shkrimtarit, por në cilësinë e një qytetari shumë të thjeshtë të këtij vendi!
Me respekt Faik Krasniqi 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat