Vdes shahiri Osman Sefë Mleqani

Mediale Vip

Vdes shahiri Osman Sefë Mleqani

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 17:43
Osman Sefë Mleqani

Osmani me këngën dhe muzikën e tij për dekada me radhë ka inspiruar rezistencën e shqiptarëve ndaj pushtuesëve.
Sot në moshën 70 vjecare ka vdekur, Osman Gashi, i njohur ndryshe si Osman Sefa, ose anëtari i grupit T’bijtë e Sefë Mleqanit. Ai e ka humbur betejën me kancerin.

Osmani, bashkë me Imerin dhe Ibrahimin kanë qënë zëri kryesor i muzikës folklorike shqipe në Kosovë për disa dekada. Deri në kohën e luftës në ketë grup muzikor ka qenë edhe Beqiri, i cili kishte vdekur në kufirin Kosovë – Shqipëri në vitin 1998, si pjestarë i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, bashkë me Mujë Krasniqin. T’bijtë e Sefës muzikën e kanë trashegim nga baba, pra Sefa, një veteran i këtij zhanri të muzikës.

Osmani do të mbahet gjatë në mend për zërin e tij, për muzikën dhe motivet e këngëve që i ka interpretuar. Ai për shkak të teksteve patriotike të këngëve të tij ishte arrestuar kohë pas kohe nga regjimi jugosllav.

Osmani, bashkë me vëllezërit e tjerë, ishin inspiruesit kryesor të rezistencës së shqiptarëve. Këto këngë kishin efekt të jashtëzakonshëm në lindjen dhe mobilizimin e UÇK’së, pjesë e së cilës ishte Beqiri.

Ndër këngët më të pëlqyera, tashme historike në këtë zhanër muzikor, do të mbetën Hikmetja, Ajshja, Kral Nikolla, Ali Pasha, U plaka unë u plak sharkia, C’janë këta djem që kanë marrë detin, Ahmet Delia, Kalldremi po më shkon si shah etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat