Ja përse fëmijët duhet të flenë para orës 21:00

Ndryshe

Ja përse fëmijët duhet të flenë para orës 21:00

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 17:14
Ilustrim

Si fëmijë, të gjithë i kemi dëgjuar nënat dhe baballarët tanë duke na thënë se fëmijët duhet të flenë shumë herët.

Normal, me kalimin e kohës edhe shprehitë tona ndryshojnë shumë. Dhe, kur dikur kishte qenë koha që fëmijët të flenë para orës 21:00, sot fëmijët refuzojnë t’i veshin pizhamet “aq herët”.

Rritja është pjesë e rëndësishme e jetës së fëmijës, dhe rritja ndodh vetëm atëherë kur fëmija është në gjumë. Hormoni i rritjes zakonisht aktivizohet gjatë fazës së katërt të gjumit, diku rreth orës 00:30.

Nëse fëmija rrinë deri vonë dhe shkon në gjumë pas mesnate, atëherë koha për prodhimin e  hormonit të rritjes është në zbritje dhe fëmija mund të mos rritet edhe aq shumë.

Veç kësaj, studimet kanë treguar se fëmijët që bëjnë gjumë më shumë janë më produktivë, më të përqendruar dhe më të mirë në aftësinë e të mësuarit dhe absorbimin e informacioneve në shkollë.

Gjithashtu, fëmijët të cilët kanë shprehi të shëndetshme të gjumit kanë më pak mundësi të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimer-it në vitet e hershme, pasi që, siç thonë doktorët, ka vetëm dy mënyra përmes së cilave ngadalësohet progresi i kësaj sëmundje: gjumi dhe ushtrimet fizike.

Prindërit duhet patjetër t’i kontrollojnë shprehitë e gjumit të fëmijëve, pasi që gjumi ka ndikim pozitiv në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat