Rasti i Klaudias: Profesioniste bëhesh, duhet vendi i punës

Life style

Rasti i Klaudias: Profesioniste bëhesh, duhet vendi i punës

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 17:06
Klaudia Xhika

Klaudia Xhika tani po mëson të bëjë akullore: me çokollatë, vanilje, arra, por edhe pralina, çokollatat e vogla me shije nga më të ndryshmet.

Gazeta gjermane, RP, ka bërë një reportazh për vajzën shqiptare nga Elbasani, që tani punon në pastiçerinë Seeger në Nettetal.

22-vjeçarja ka vetëm disa muaj në Gjermani.

Edhe pse ka vështirësi akoma me gjuhën, shefja e saj, Ulrike Seeger është shumë e kënaqur.

“Është e zellshme dhe e përkushtuar. Tamam për këtë vend pune,” thotë Seeger, që drejton pastiçerinë e themeluar në vitin 1895.

Ajo është gjenerata e katërt që e drejton atë.

“Por prej vitesh nuk gjenim asnjë profesionist të motivuar,” ankohet Ulrike Seeger.

Shumica e tyre qëndrojnë vetëm disa javë aty.

“Pastaj vënë re se puna është e vështirë. Nuk u pëlqen të ngrihen herët në mëngjes, të komunikojnë në mënyrë miqësore me klientët”.

Kur një ditë në derën e pastiçerisë u shfaq Xhika.

Ajo ka ardhur në Gjermani me një vizitë turistike.

Vajza nga Elbasani ka mbaruar për mami në Shqipëri.

“Por atje nuk kishte punë,” thotë ajo.

Edhe në Gjermani e kishte vështirë të gjente punë si mami.

Tek pastiçeria nuk fillonte dot punë për shkak të vizës turistike.

Asaj i duhej një vizë pune, por duhej të kalonte disa burokraci.

Në ambasadën gjermane në Tiranë i thanë se duhej edhe një garanci prej 10 mijë eurosh.

Por politikanët vendorë ndërhynë dhe për këtë nuk u fol më.

Xhika tani është e lumtur me profesionin e ri.

“Ndërkohë po përmirësoj gjermanishten dhe jam e çliruar,” thotë ajo.

Shpresa e saj?

“Ndoshta të hap një restorant timin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat