Autobusi del nga autostrada: 33 të vdekur dhe 28 të plagosur

Azia

Autobusi del nga autostrada: 33 të vdekur dhe 28 të plagosur

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 15:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një autobus në një autostradë në Nepal ka dalë nga rruga. Autobusi ishte i mbushur me njerëz, ku gjithsej 33 persona mbetën të vdekur dhe 28 të tjerë u plagosën rëndë.

Një zyrtar i qeverisë thotë se të paktën 33 njerëz vdiqën dhe 28 të tjerë u plagosën kur një autobus i stërmbushur me njerëz doli jashtë autostradës në Nepal, shkruan AP.

Njësitet emergjentë kanë dalë në vendin e ngjarjes me helikopter duke marrë trupat e plagosur për t’i dërguar në dy spitalet më të afërta të vendit.

Ushtria dhe policia janë ende në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Deurali, rreth 80 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat