Futbollisti Donis Avdijaj pret nga dita në ditë që të marrë ftesën e tij të parë nga kombëtarja shqiptare, për të cilën ai dëshiron të luajë. Por ndërkohë, sulmuesi i talentuar po kalon kohën duke u mësuar shokëve të tij të skuadrës si të bëjnë “shqiponjën” nëse shënojnë. Në mediat gjermane dhe ato zvicerane është publikuar një foto e Avdijajt përkrah shokëve të tij të skuadrës te Shalke, Brel Embolo, Maksim Tshupo-Moting dhe Bernard Tekpetei, duke bërë prova, raporton panoramasport. Më i “përgatituri”, përveç Avdijajt, ishte Embolo, ish-futbollisti i Baselit, i mësuar me shqiptarët e shumtë që kishte pasur shokë skuadre dhe që festimin me shqiponjë e kishin kthyer në një gjest të zakonshëm.