Parku i fluturave në Antalya bëhet atraksion turistik për vizitorët

Turizëm

Parku i fluturave në Antalya bëhet atraksion turistik për vizitorët

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 18:58
Flutura

Parku i fluturave në Antalya, destinacion i njohur turistik në Turqi, është një “vendet që duhet vizituar” në këtë qytet.


Në parkun që shtrihet në sipërfaqe prej 15 hektarëve, vizitorët mund të kënaqen tashmë disa muaj. Fluturat me ngjyrë të portokalltë, të verdhë dhe kafe të madhësive të ndryshme me vallëzimin e tyre magjepsin jo vetëm fëmijët, por edhe ata në moshë më të madhe, që është një rast i përkryer për “një ditë familjare” dhe realizim të fotografive.

Drejtori i përgjithshëm i parkut, Hakki Colak tha se parku ka edhe kopsht të gjerë botanik në të cilin fluturat mund lirshëm të fluturojnë. “Duke marrë parasysh hapësirën për fluturim, ky është parku me i madh për flutura në Turqi. Kemi 15 lloje të fluturave të lejuara me ligj dhe i sjellim nga Filipinet. Mijëra flutura në një çast magjepsin vizitorët”, tha Colak.

Në park gjenden edhe flutura të llojit “Atlas”, për të cilin Colak thekson se tërheqin më shumë vëmendje dhe se ky lloj karakterizohet me atë se janë më të mëdhatë në botë. Distanca e krahëve të hapur arrin 28 centimetra, ndërsa janë me origjinë nga India.

Colak theksoi se fluturat kërkojnë 70 për qind lagështi dhe temperaturë mes 30 dhe 32 gradë. “Shpesh na pyesin, fluturat a nuk jetojnë vetëm një ditë? Llojet që i sjellim jetojnë rreth tre javë. Ka lloje të fluturave që jetojnë edhe deri në dy vjet”, tha Colak duke theksuar se parku ka ngjallur interesim të madh tek publiku vendor dhe i huaj.

Ai tha se fluturat kërkojnë kujdes të veçantë. Drejtori i Parkut, Colak, shtoi se fluturat nuk mund të prodhojnë në park, ndaj njëherë në dy javë sjellin rreth dy mijë flutura.

“Fluturat sillen në fazën e tyre të tretë, konkretisht kur janë në fazën e larvës sepse kjo është mënyra më e sigurtë për dërgesën e tyre. Tre deri në katër ditë pas ardhjes në park shndërrohen në flutura dhe vazhdojnë në park”, sqaroi Colak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat