Xhaka debuton, Liverpool-i fiton derbin anglez

Futboll

Xhaka debuton, Liverpool-i fiton derbin anglez

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2016 Në ora: 19:01
Pamje nga festa e Liverpoolit

Granit Xhaka debutoi në fanellën e Arsenalit e cila në Emirates pësoi me rezultat 4:3 nga Liverpool-i, në derbin e javës së parë të Premier Leagues. Futbollisti shqiptar dha kontribut të pakontestueshëm, në një ndeshje të çmendur me 7 gola të realizuar që do të kujtohet gjatë nga tifozët anglez.  Në minutën e 30-të, Walcott humb një mundësi të artë që të shënoi, pasi që gjuajtjen e tij nga penalltia e ka pritur portieri Mignolet. Pas një minute Walcott përmirësoi gabimin dhe brenda 16-shi me gjuajtje të fortë kaloi në epërsi ‘Topçinjtë’. Minutat vijues thuajse ishin të çmendur, pasi që Liverpool këndellet dhe kaloi edhe në epërsi me 1:4, duke tronditi tifozët e Arsenalit. Në minutën e fundit të pjesë së parë, Coutinho nga gjuajtja e lirë rreth 27-28 metra  godet fortë dhe  barazoi rezultatin 1:1.  Në minutën e  49-të, një aksion i bukur i Liverpool-it shndërrohet në gol. Lallana ndonëse në pozitë të vështirë nga afërsia shënoi për 1:2. Coutinho shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë sfidë. Ai për bukuri nga afërsia plason topin në rrjetë dhe 1:3 në minutën e 56-të. Në minutën e 63-të, Mane futet brenda 16-shit dhe me një gjuajtje të fortë e ngritë epërsinë në 1:4 të ‘Redsave’. Mirëpo, Arsenali këndellet por paksa vonë. Ata shënuan dy gola të shpejt. Pas një minute Oxlade-Chamberlain me vetëmohim të pashoq me një goditje të fortë e të saktë e mposhti portierin mysafir dhe 2:4. Në minutën e 75-të, pas një tollovie në 16-sh Chambers me kokë e mposht portierin Mignolet dhe 3:4.  Xhaka futet në lojë në minutën e 67-të dhe katër minuta pa përfunduar sfida ndëshkohet me karton të verdhë. Xhaka debuton për Arsenalin, por pësuan si vendas nga Liverpool-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat