“Vëllazëria Pronto”, manipulon dështimet ndër vite

Aktuale

“Vëllazëria Pronto”, manipulon dështimet ndër vite

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 14 gusht 2016 Në ora: 17:45
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Kjo kastë banditësh i ka ndërsyer të gjithë kundër të gjithëve, për t’i njëjtësuar në pafuqi dhe molisje, në krim dhe marrëzi dhe për ta shpallë mandatën: “Jemi njësoj, të gjithë”, nuk ka asnjë autoritet moral (qytetar të pakorruptuar, njeri kredibil dhe me integritet). Nga “Vëllazëria Pronto”, mësyhet së këndejmi që përgjegjësia për dështimin e shtetit të shpërndahet, ndërsa paret dhe fuqia politike të ruhen sall për veti!?”, ka thënë  analisti Halil Matoshi.

Debatet publike për çështje të caktuara, të cilat kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve dhe me politika të caktuara shtetërore janë një domosdoshmëri e kohës për shtetin e Kosovës. Së fundmi në vend ishte organizuar një debat publik për një problematikë, e cila tash e sa kohë e ka ngulfatur jetën politike në vend dhe mbarë opinionin publik. Një debat i tillë ishte i mirëseardhur  për të gjithë, mirëpo një debat si ai i mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, natyrisht se nuk i duhet vendit. Debatet publike duhet të jenë të mirë organizuara, dhe se për çështje të caktuara duhet të ketë peshë edhe fjala e njerëzve kompetent,(kur flitet pikërisht për temën dhe rreth temës sepse në debatin publik për demarkacionin në të shumtën e kohës është folur për gjithçka tjetër e më së paku për vet demarkacionin).  Organizimi i debatit publik pavarësisht se për çfarë fushe të jetës organizohet edhe atëherë kur bëhet fjalë për politikën e jashtme apo edhe të brendshme, ai duhet të ketë një strategji të mbarëvajtjes së debatit, duhet të ketë një rend pikësëpari, pastaj duhet të dilet me qëndrime të qarta rreth asaj, se çfarë është diskutuar dhe çfarë është propozuar.

Kosova duhet të aplikojë referendumin si mekanizëm, i cili do t’i ndihmonte në vendosjen për çështje të caktuara të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarit. Referendumet për këto çështje duhet të mbahen vetëm pas një debati publik i cili organizohet për çështje të caktuar, dhe si i tillë referendumi do të qonte drejt marrjes së një vendimi më të drejtë dhe më demokratik.   Pra, (mos) debatimi publik për çështje të ndryshme në vend dhe nga ana tjetër bllokada e Kuvendit të Kosovës mund të çojë vendin drejt një tereni i cili është i rrezikshëm dhe i panjohur. Kosova si shtet me një sistem parlamentarë rrezikohet nga bllokada e Kuvendit. Andaj debatet publike sa më të shumta dhe më transparente që janë edhe vendimmarrja do të jetë më e kollajshme dhe më legjitime. Gjithashtu, si shtet me sistem parlamentarë, Kosova duhet të organizojë debate publike për të gjitha çështjet të cilat e preokupojnë jetën politike në vend dhe qytetarin i cili atakohet në mënyrë direkte. Sipas studiuesit të  historisë z.Yll Hashani, mungesa e mbajtjes së debateve politike në ven mund të prodhoj mosdemokraci.  “Mungesa e një debati të mirëfilltë, gjithmonë do të prodhoj jo demokraci, por edhe debati politik, si i tillë tek ne nuk ka shërbyer për përafrim qëndrimesh, por përkundrazi për t’u përçarë më shumë, dhe kjo si pasojë e mospranimit të fakteve të njërës apo tjetrën palë pasi që gjithnjë veprohet sipas interesave të grupacioneve politike. Por, debati politik duhet veprohet në një raport më të konsoliduar mes palëve dhe dialogimi të jetë në frymë pozitive dhe çdo kritikë dhe sugjerim të merret për bazë dhe të veprohet sipas logjikës së shëndoshë duke ofruar alternativa dobiprurëse për vendin”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat