Vërshimet në Luiziana: Dy të vdekur, mbi 1 mijë persona janë evakuuar

Amerika

Vërshimet në Luiziana: Dy të vdekur, mbi 1 mijë persona janë evakuuar

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 23:33

Dy persona kanë vdekur ndërkaq mbi një mijë të tjerë janë evakuuar pas vërshimve që kanë goditur shtetin amerikan të Luizianës.

Garda kombëtare dhe emergjencat kanë përdorur helikopterët për të evakuuar njerëzit, të cilët ishin bllokuar në shtëpitë e tyre dhe nëpër vetura.

Ndërkaq kërkimet janë duke vazhduar për personat që konsiderohen të zhdukur, shkruan BBC.

Reshjet e mëdha të shiut filluan të premten. Edhe shtetet fqinje, Alabama dhe Mississippi janë duke u përballur me mot të lig.

Dje guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme ndërkaq sot ka deklaruar se situata vazhdon të jetë e rëndë.

“Gjendja është e rëndë. Ne akoma jemi duke asistuar njerëzit e prekur nga vërshimet”, ka thënë ai.

Këto vërshime nga autoritetet janë cilësuar si “historike” për shkak të përmasave të mëdha që ka marr.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat