Greqia arreston Tahir Veliun, partia e tij e shpall Greqinë shtet armik!

Lajme

Greqia arreston Tahir Veliun, partia e tij e shpall Greqinë shtet armik!

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 23:29
Tahir Veliu

Sot, në ora 8:30 të mëngjesit, në pikën kufitare të Kakavijës, Policia greke merr në pyetje kryetarin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu.


“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar njofton opinionin se mbas tri orëve të mbajtjes së kryetarit të LSHB-së në ndalim policor dhe bisedë provokuese, ai u liroi nga mbajtja dhe arrestimi. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar bën të ditur se nuk njeh kufij të imponuar në mes territorit shqiptar. LSHB shtetin grek e shpall shtet armik dhe nuk pajtohet dhe nuk e njeh pushtimin e Çamërisë nga ana e Greqisë. LSHB do të angazhohet për çlirimin e Çamërisë dhe bashkimin e saj më Shqipërinë, thuhet në njoftimin e tyre”, thuhet në një njoftim të këtij subjekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat