Sulmi në Zvicër: Mes të plagosurve një fëmijë 6 vjeç

Evropë

Sulmi në Zvicër: Mes të plagosurve një fëmijë 6 vjeç

Nga: Fitim Dika Më: 13 gusht 2016 Në ora: 19:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotesuar) Rinis qarkullimi i trenave

Rreth orës 20.00 ka rinisur qarkullimi normal i trenave në stacionin Salez, mes qyteteve Buchs dhe Senwald, pas sulmit të 27 vjeçarit zviceran që krahas vetes plagosi edhe gjashtë persona tjera, shkruan televizioni zviceran srf.ch.

Një grua e plagosur nga 27 vjeçari dhe ai vetë janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 50 deri 60 pasagjerët të cilën ndodheshin në tren gjatë sulmit janë nën kontrollin psikologjik pas traumës që përjetuan. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Bota sot

Motivi i agresorit është akoma i paqartë.

«Nuk e dimë akoma, ku dhe pse ka hipur agresori në tren dhe nëse ai ka njohur ndonjërin nga pasagjerët», tha zëdhënësi i policisë Hanspeter Krüsi, përcjell botasot.info, lajmin e mediave zvicerane. Marrja në pyetje e agresorit në këto momente është e pamundur.

Image

Nga sulmi në tren, në stacionin Salez rreth orës 14.20, kanë mbetur sëpaku shtatë persona të plagosur, shkruan media zvicerane 20min.ch. Mes tyre edhe tre gra të moshave 17, 34 dhe 43 vjeç, një 17 vjeçar dhe një 50 vjeçar të gjinisë mashkullore si dhe një foshnjë 6 vjeçare, siç njoftoi policia e St. Gallen.

Pasi agresori ia ka vënë zjarrin trenin, ka mbetur vetë i plagosur. Nga spitali kanë bërë me dije për blick.ch, se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Dëmet nga zjarri në tren llogariten në 100.000 franga./Bota sot

Image

Një numër i madh personeli kanë shpejtuar për në vendngjarje, duke përfshirë prokurorë, policë, zjarrfikës, ambulanca dhe tre helikopterë. Stacioni “Salez” aktualisht është mbyllur. Prokurorët e St.Gallen kanë hapur një hetim për rastin.

Zvicër, i armatosur me thikë plagos 6 vetë dhe i vë zjarrin trenit

Një person i armatosur i ka vënë zjarrin trenit ku po udhëtonte dhe më pas ka plagosur me thikë 6 persona, nga radhët e pasagjerëve që ndodheshin në bord.

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Salez të Zvicrës, në kantonin Shën Gallen. Autori, i identifikuar si një shtetas zviceran i moshës 27-vjeçare, është dërguar në spital bashkë me të plagosurit për shkak se ka marrë djegie nga zjarri që ka ndezur. 

Ai fillimisht ka përdorur një lëndë të lëngshme për të ndezur zjarrin dhe më pas ka sulmuar me mjetin e ftohtë pasagjerët e vagonit. 

Të plagosurit rezultojnë: një fëmijë 6-vjeçar, një djalë e një vajzë të moshës 17-vjeçare, dy gra përkatësisht 34 dhe 43 vjeç, si dhe një burrë i moshës 50-vjeçare. 

Për momentin nuk dihen motivet e veprimit të agresorit, i ngjashëm me ato të rasteve në Gjermani, të cilat janë konsideruar akte me sfond islamik.

Zvicër: Gjashtë persona të plagosur nga një sulm në tren

Një sulmues me thikë ka vënë zjarr në një tren në veri-lindje të Zvicrres duke lënë 6 persona të plagosur nga thika dhe djegiet, tha policia, raporton BBC

Sulmuesi i dyshuar përshkruhet si një zviceran i moshës 27 vjeçare, i cili u dërgua në spital pas incidentit në afëri të qytetit Salez në Kantonin St Gallen.

Ai kishte ndezur një lëndë të lëngshme para se të sulmonte njerëzit me thikë. Në mesin e 6 të plagosurve është edhe një fëmijë.

Ndërkaq, tre helikopterë të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, si dhe një operacion i madh policor është duke u marrë me ngjarjen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat