Edukimi i fëmijëve pa dhunë

Life style

Edukimi i fëmijëve pa dhunë

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 16:15
Ilustrim

Mos i rrihni fëmijët! Fëmijët e rrahur nuk mund të zhvillojnë ndjenjë vetëvlerësimi të arsyeshme. Prindërit dhe vëllezërit e motrat janë shembull, model!

Fëmijët kanë nevojë për dashuri

Për një zhvillim të shëndetshëm nuk mjaftojnë vetëm ushqimet më të mira dhe mjedisi më i sigurt. Fëmijët, të cilët nuk ndihen të dashur nga të tjerët, mund të vetmohen dhe të ligen shpirtërisht. Fëmijët duhet të ndiejnë se janë aq të dëshirueshëm (këndshëm) sa edhe janë dhe se kjo dashuri nuk do të humbasë nëse atyre u ndodh ndonjë prapësi. (Dashuria nuk ka të bëjë asgjë me „shumë lejesa“. Shfaqja e dashurisë nuk e përjashton vënien e kufijve dhe reagimin konsekuent).

Fëmijët kanë nevojë edhe për mirënjohje dhe lavdërim

Madje edhe atëherë kur rezultati (me rastin e ndihmës) nuk përputhet me parashikimet tona, ne duhet ta lavdërojmë fëmijën dhe me këtë t’i tregojmë se mundi e përpjekja shpërblehen. Në qoftë se ena vërtet nuk është e tharë, kjo para së gjithash është një hollësi; megjithëkëtë kur fëmija përgjithësisht nuk dëshiron të ndihmojë, atëherë ekziston një problem. Vetëm kur të lavdërohet për përkushtimin e tij, ai do të gjejë guximin për përpjekje të reja. Tregojini fëmijës se ju e çmoni mundin e tij dhe se ju gëzon përkushtimi i tij. Vetëm pas kësaj mund t’i tregoni edhe atë se si radhën tjetër të njëjtën mund ta bëjë më mirë. Thuajani haptas se çka dëshironi dhe si e doni. Mos i thoni se çka nuk dëshironi! E dëshirueshmja duhet të jetë qartas e njohshme për fëmijën. Me këtë rast nxirreni në plan të parë të mirën, e jo atë që e ka bërë keq. Lavdërojeni me fjalë, mirëpo edhe me një buzëqeshje, me kontakt sysh ose trupi. Njeriu mund t’i tregojë fëmijës në shumë mënyra se gëzohet që e ka parë se ai dëshiron të bëjë diçka të mirë.

Nuk ka edukim pa gabime!

Prindërit shpesh e parashtrojnë pyetjen: çka është dashur dhe çka kanë mund të bëjnë më mirë ose më ndryshe... Parashtrimi i pyetjeve të këtilla është i pashmangshëm. Edukimi i përkryer një herë duhet të jetë gjetur! Prandaj mos u shkurajoni! Në të vërtetë gjithsesi se bëhen gabime gjatë edukimit (p.sh. rrahja dhe të gjitha format e tjera të dhunës). Të gjithë ne bëjmë gabime – edhe prindërit edhe fëmijët.

Mirë pra, pa rrahje – mirëpo si të reagojmë?

Një mjet magjik është humori. Me anë të gjakftohtësisë shumë situata të rënda kapërcehen lehtë. Nëse nuk bëjnë punë përpjekjet e deritanishme, mundohuni që kësaj radhe të silleni krejt ndryshe. Ju mund të merrni edhe një qëndrim të padëshirueshëm duke e realizuar brenda kornizave të kufizuara, eventualisht të lejuar madje në raste të caktuara nga ana juaj, si p.sh. një herë në muaj me rastin e të ushqyerit të jetë e lejuar gromësira dhe përplasja e buzëve – kaq e do njeriu (pezmatimi kalon shpejt!). Duhet bërë dallim midis dënimit dhe pasojave. Ndalimqarkullimi për një dhomë të parregulluar është një dënim, sepse kjo nuk ka asnjë lidhje logjike me “fajin”. Nëse ndalimqarkullimi shqiptohet për ardhjen vonë në shtëpi nga ahengjet, atëherë kjo është një pasojë! Merrni masa që do të jenë të kuptueshme! Nëse shkaku dhe pasoja kanë një korrelacion mes vete, atëherë “dënimit” i japin një kuptim dhe për fëmijën bëhen të arsyeshme dhe të kuptueshme. Me këtë atij i jepet rasti të mësojë diçka nga kjo. Dënimet – ose më mirë thënë pasojat – asnjëherë nuk guxojnë të kenë karakter hakmarrjeje. Jini kreativ dhe plot fantazi, dhe nëse ju ikin idetë e mira ose nëse jeni shumë pak ndikues, atëherë konsultohuni me këshillimoren për edukim. Kjo nuk është dobësi, porse një kualifikim i mëtejshëm i qëllimshëm. Për çdo veprimtari tjetër të përgjegjshme duhet ta arsimojmë vetveten dhe t’u nënshtrohemi provimeve kualifikuese (si p.sh. një zejtar, i cili së pari duhet ta japë provimin e mjeshtërisë, që të mund pastaj t’i arsimojë praktikantët).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat