Hafiz Ali Korça poeti i anatemuar i Rilindjes Kombëtare

Libra

Hafiz Ali Korça poeti i anatemuar i Rilindjes Kombëtare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 gusht 2016 Në ora: 15:28
Hafiz Ali Korça

Pas zbehjes së romantizmit në fillim të shek.XX e deri para luftës se dytë botërore, në Europë, sidomos në Francë, e më vonë edhe në shtetet e Ballkanit, u përhapën disa derejtime, rryma letrate të kund?rta njëra me tjetrën.Njëra tendencë artistike ishte realiteti jetësor n? veprat letrare të paraqitej ashtu siç është, me sa më shumë vërtetësi, që do t? quhej natyralizëm, kurse tendenca tjetër ishte se arti duhej të largohej nga jeta e r?ndomtë për t’u bërë qëllim më vete, apo arti të krijonte pavarësinë e vet krijuese, që do të quhej lartpurlatizëm, Më pas tendenca e natyralizmit u zëvendësua me realizmin, kurse lartpurlatizmi u bë pararend?s i parnasistëve dhe simbolistëve. Në këto g?rshetime shkollash e drejtimesh letrare garonte dhe Hafiz Ali Korça me veprat e tij poetike e publicistike. Vlen t? përmendim se veprimtarie e Ali Korçës ka qenë e heshtur dhe e papërmendur gjate dy periudhave kohore të sundimit Zogolian dhe të sistemit enverianekomuniste. Edhe pse gjatë periudh?s para Luftës së Parë, mes dy luft?rave bot?rore dhe pas luftës së dytë botërore qarqet politike e kulturore mundoheshin ta shuajne zerin politik, kulturor e poetik te Hafiz Ali Korçes. Por, përkundrazi ai mbeti njëri nd?r veprimtarët më të shquar e më të dalluar të Rilindjes sonë Kombëtare i cili jo vetëm që kontriboi e luftoi pa frikë p?r hapjen e shkollës shqipe ne Korçe dhe shkollave tjera në p?rgjithësi, por edhe luftoi edhe për alfabetin e gjuhës shqipe me shkronja latine; për lirinë dhe pavar?sine e atdheut, sic dihet kontribut te veçante ka dhënë edhe për islamologjinë shqiptare, ishte njohës i mirë i gjuhëve islamike, gjatë viteve njezet të shek. te kaluar ka qenë luftëtare i demokracisë dhe kundërshtar i absolutizmit, Hafiz Ali Korça me veprimtarinë e tij të guximshme jo vetëm që ishte i ndjekur nga Zogu, por edhe i persekutuar nga komunistet deri ne fund te jetës së tij. Po t? bëjmë një pyetje letrare e artistike për këtë personalitet të shquar të veprimit të tij intelektual se si është e mundur që veprimtaria e tij të jetë aq e heshtur, e fshehtë e anatemuar nga qarqet letrare të asaj kohe, nga studiuesit dhe kritika letrare në mes dy luftërave botërore e pas çlirimit të Shqipërisë. Si është e mundur që veprimtaria patriotike e poetike e Hafiz Ali Korcës të mos përmendet nga historianët dhe teoricientet e letërsisë shqipe, sa shumë e zbehur ka mbetur historia e letërsisè pa këtë intelektual, poet e fetar të mrekullueshëm. Sikur mos të ishte Dr. Ismail Ahmeti me monografinë e tij “Hafiz Ali Korça, jeta dhe vepra” që sot e kemi në dorë botuar nga Shtëpia Botuese Logos-A, 1999, vallë a do përmendej ky vigan i guximshëm dhe vizionar i shumë drejtimeve: si patriotike kombëtare, shkencore, si islamolog, arabolog, persianolog, publicist, përkthyes,politikan, pedagog, përpilues tekstesh dhe si predikues i fesë islame.

VEPRIMTARIA PATRIOTIKE, KULTURORE KOMBËTARE E HAFIZ ALI KORÇËS

Veprimtaria patriotike kulturore kombëtare e Hafiz Ali Korçës veçohet në tri pika kryesore për kulturën e lëvizjes kombëtare:

-angazhimin e Hafiz Ali Korçes për çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe;

-angazhimet e tij për çështjen e çlirimit kombëtar, te cekim dhe këtë se për këto dy idealet apo çeshtje është dënuar tri herë me vdekje nga pushteti i atëhershëm.

- angazhimet e tij në rrjedhat e ngjarjeve bashkëkohore historike e kulturore. Me të gjitha këto angazhime Hafiz Ali Korça së bashku me rilindasit e tjerë me merite i ka siguruar vetes një vend të veçantë në historinë kombëtare dhe letrare. I terë opusi krijues i Hafiz Ali Korçes qoftë sipas veprimtarisë patriotike kombëtare, qoftë asaj fetare është i lidhur ngushtë me dramën e madhe të popullit të vet, këtë e vërteton dhe e argumenton me veprat  kombëtare, fetare,publicistike, politike e poetike. E këto janë të shumta:

-Tekstet shkollore, edukative arsimore të Ali Korçes:”Abetare shqip,(1910), Alfabeti arabisht(1914) dhe “Gramatika syntaksa shqip-arabisht dhe fjalime” 1916,

Ketu vlen të përmendim se studiuesi i monografisë së Hafiz Ali Korçes, Ismail Ahmeti tekstin:”Gramatika syntaksë shqip-arabisht dhe fjalime” e konsideron si gramatikën e parë të gjuhës arabe shkruar në gjuhën shqipe dhe autorin e saj si të parin e një gramatike të tillë.

Hafëz Ali Korça bën përkthimin e disa proverbave dhe fjalëve të urta arabe në shqip nga fusha e islamistikës:”Treqind e tri fjalët e imam Aliut, aty flite për edukatën islame, për besën, për diturinë, për vlerat e punës, për vyrtitet njerëzore si trimërinë, guximin dhe karakterin etj.

Vepra tjeter shume e vlefshme e Hafiz Ali Korçes per besimtaret shqiptare islam është”Kur’ani i madhnueshëm dhe thelbi i tij” ku shqiptarëve u ofron Kur’anin veprën më madhore të Islamit të përkthyer në gjuhën shqipe.

VEPRAT POETIKE ME MOTIVE PATRIOTIKE TË HAFIZ ALI KORÇËS

Citojmë fragmentin poetik nga përmbledhja poetike: “Shtatë ëndrat e Shqipërisë”

 

“Krisi lufta e Balkanit,tymi flaka mbuloi dhen?,

Therën, grinë, vranë prenë, doq?n,poqën, mbytën ç’gjenë,

Rumelija u bë copë, tre vilajete të shkuan,

Nga an’ e Adriatikut keto pak vise të mbenë.”

(Shtatë ëndrat e Shqipëris?),fq.17

 

Motivi patriotik i flaktë, i zjarrtë dhe dashuror qartë shprehet dhe shihet përmes përmbledhjes poetike:”Shtat ëndrrat e Shqipërisë”,(Hafiz Ali Korça, vepra 2, Logos-A, Shkup, 2006.) dhe poemës elegjiake:”Vajtimet e atdheut”(po, aty) siç shihet i tërë opusi poetik i Hafiz Ali Korçes është i lidhur ngushtë me dramën e madhe të popullit të vet shqiptarë dhe të shtetitit të Shqipërisë. Ja çfarë thotë në parathënien e përmbledhjes poetike: “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”, për qëllimin e frymëzimit të këtyre vargjeve: “Pra si një adtdhetar idealist për t’ia sjellë ndër mënt assamblistëve se rruga që kanë kapur nuk po i shpije në (kabe), por në shkretëtirë, shkrova këto të Shtatë Ëndrat dhe si shtypa vetëm një qind copë iu dhashë nga një dyke iu thënë: sot fati i Shqipërisë është në duart të juaja. Në qoftë se shtetit do t’i hithni një themel të mirë dyk e zgjedhur bura të mirë e të drejtë, do të çelni një bankë Kombëtare me të hollat e kapitalistëve shqiptarë edhe fëmijët do t’i ritni me ndjenja Kombëtate e fetare do të jini të lumtur e të lavdëruar, për ndryshe pas 15 a njëzet vjet, kur të realizohen këto shtatë ëndrat e tmerçme do të bëhi pishiman por do të mos ju bëjë dobi” (9 qershor 1944, H. Ali. Shtatë ëndrat e Shqipërisë, parathënia, fq.11-16). Për popullin tonë dhe Shqipërinë kanë kënduar e shkruar edhe Rilindasit tjerë si Naim Frashëri, Pashko Vasa, Çajupi, Gjergj Fishta e të tjerë, së bashku me këta edhe pse i anatemuar padrejtësisht edhe Hafiz Ali Korça bashkë me Mitrush Kutelin këtij Olimpi shqiptar, këtyre vendbanimeve të shqiponjave, të zanave dhe shtojzavalleve i kanë ngritur një përmendore të gjallë poetike. Në përmbledhjen poetike “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë” dhe poemën elegjiake “Vajtimet e atdheut” do të vërejmë dhe konstatojmë me të drejtë se atdheu i Ali Korçës, Shqipëria nuk ka asnjë gjurmë të huaj, se cdo e keqe e “Mëmëzës” Shqipëri ka ardhur nga nga “bijtë dhe bijat e saj” e këtë e thotë në hyrjen poetike, apo ndryshe do ta quajmë parapoezine e përmbledhjes “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”(Hafëz Ali Korça, Shtatë ëndrrat e Shqipërisë, vepra 2, fq. 17. stofa e tretë ku thotë:

“O Peri Mëmëz e dashur ku i ke çunat me besë?

Sisë-pirësit tërdhelët, përse u çkrinë si vesë?

Sa rezik i math të gjeti bir i sakt’a nuk të mbeti?

Bijt’ e bijatë ku janë?, s’të ngeli as nip ad mbesë?

Që do të kuptojmë se më parë Shqipëria dhe shqiptarët armiqësisht kanë qenë të disponuar kundër të huajve. Me anë të simboleve apo figurave poetike: mëmëza, perisë,ballkani, tymi, flaka, therën, grinë, vranë, poqën, mbytën ç’gjenë, tre vilajete te shkuan, nga an’ e Adriatikut këto pak vise të mbenë krijohet ai kontrasti i ngjyrërave ku sa më shumë që gërshetohen ato mes veti, po aq edhe i rezistojnë nj?ra  tjetrës.

Përmbledhja poetike Shtate endrat e Shqipërisë përbëhet nga shtatë njësi apo pjesë të veçanta, nga shtatë endrat përmes të cilëve e sheh pozitën e Shqipërisë aktuale me një te kaluar të ndritshme dhe me një të tashme shume të pasigurtë dhe prej shtate njesive tjera gjegjëse që Ali Korça i quan Çprovim i ëndrave, duke bërë komentimin e seciles ëndërr përmes të cilave shpreh qëndrimin e vet që shkonnë antitez? me realitetin e kohës dhe me rrugën e tatëpjetës që i k?rcënohej Shqipërisë së viteve 23-24. Në k?të përmbledhje shprehen preokupimet politike-patriotike të Hafiz Ali Korçës rreth ngjarjeve politike të viteve 1923-24.  Poezinë e Hafiz Ali Korçës e përshkojnë dy linja qendrore: ajo e cila sinon vlerat morale, njerëzore drejt përsosmërisë kombëtare e fetare, dhe tjetra ajo e cila u bën rezistencë vlerave më vitale të njeriut.

Hafiz Ali Korça i vetëdijshëm se në të kaluarën tonë historike thithin ujë rrenjët e pakënaqësisë sonë, dhe nga ky vilajet i errët i nxjerrë fosilet e shtresuara shekuj me rradhë. Mbi tavolinën e punës së tij shprehet dhe ankesa e veprimit fetar e patriotik duke u shprehur në këtë mënyrë,

“Zjar i atdheut kujt i hyri

ia përvëloj mushkëritë

Nga lotët nuk iu ter syri

më s’pa shprehje as një ditë.( Gazeta Sabah, 30 maj, 1311(1894),

Ja dhe disa vargje të tij që i takojnë dhe kohës sonë:

“Për atdhenë kush përpiqej

nga shteti kësi soj ndiqej.

Internohej e burgosej

raskapitej, handakosej. Po aty, fq.47.

Poashtu mbi tavolinën e tij poetike shtrihet edhe harta e Ballkanit shqiptar e përgjakur nga mbretëria sërbe , plot me kratere vullkanesh dhe ai këtë material  e seleksionon e hulumton dhe me te ngre kullën poetike kundër sërbisë me poemën elegjiake, vajtuese me titull: “Vajtimet e atdheut” që lirisht mund të themi se kjo poemë nuk është individuale sic shkroi dhe Noli elegjinë per Luigj Gurakuqin dhe Çajupi për Vdekjen e Naimit, lirisht dhe pa frikë letrare mund të themi se është elegji kombëtare-kolektive. Hafiz Ali Korça këtë poemë të dhimbshme e traumatike e patë botuar në revistën: “Zani i Naltë, vitin 1924,volumi I, nr.11, fq.349.

Lexojmë fragment të poemës “Vajtimet e Atdheut”

Përmbi bombardimet e sërbisë në Drenicë ditën e Kurban Bajramit kur ndodheshin burrat në xhami, qershor 1924.

 Më s’tu nda zjari, më s’tu nda flaka,

Më s’tu nda vrasja, ndjekja, shuplaka,

Më s’tu nda therja, mbytja, grabitja,

Më s’tu nda shtypja, mbytja grabitja

Gra, burra, foshnje për ditë të vriten,

nga vendi i vet çveshur po qiten,

Digjen katundet e përvëlonen,

Ah shpirt-makutet prej kujt s’dalohen.

U gërmadhove, u copëtove,

Krejt u trondite, krejt u shkretove.

Qani vëllezër Kosovën qani

Për gjëmë-zezën ca ditë zi mbani.

Qytetërimi ku është vallë?

Përse Europa nuk ju sheh hallë” (Hafëz Ali Korça, Shtatë ëndrat e Shqipërisë, vëllimi 2. LogosA, Shkup, 2006. fq. 121.

Në poezinë e Hafiz Ali Korçës secila kohë i ka kështjellat dhe varret e veta. Nga këto kështjella dhe kulla shumë të rinjë janë nisur rrugës së luftës dhe të varrit. Nd?r këto kulme janë bërë edhe shum? dasma, janë përkundur shumë djepa.  Aty ka filluar jeta qoftë me vajin e foshnjeve apo me ninullat e nënave. Shpesh herê në këto kulla kosovare ka mbaruar jeta me krismën e pushkëve, andaj në atdheun e Hafiz Ali Korçës, çdo gjë bën dritë, guri, druri, toka dhe qielli, gjaku i të gjallëve dhe nuri i të vdekurve.

Në atdheun vajtues të Hafiz Ali Korçës as vdekja nuk është aq e trishtueshme, sepse ajo është punë e Zotit pjese e natyrës njerëzore, aty edhe pas aktit të vdekjes fillon të bëhet pushtimi i drit?s. Hafiz Ali Korça i ka ndejtur besnik fesë, kombit, kohës dhe vetvetes, si përfundim do citojmë thëniet e Hafiz Ali Korçës se si mund të përparojmë:

“Pra edhe neve shqiptarëvet ca më tepër rinisë, lules të bukur e të çmueshme t’atdheut, një or e ma parë i duhet ta plotësojë këtë detyrën e shenjtë se koha m? s’na pret.

Vullneti i përbashkët e i vazhdueshëm, bashkimi vëllazënor, ideali i vërtet kombëtar, në pak kohë shretin e bën lulishtë diturije e trëndafilishtë qytetërimi.

Ajet i parë që zbriti

këndim e shkrim porositi.

Prej djepit e gjer te varri

mësoni na tha Profeti” po aty, fq. 120.

 

15. 06. 2016

Tetovë

 

Literatura e përdorur:

Hafiz Ali Korça, Vepra 2, Shtatë endrat e Shqipërisë, Logos-A, Shkup, 2006.

Mahmud Hysa, Alamiada shqiptare I, II, Logos-A, Shkup, 2000.

Studime orientale, revistë shkencore, Prishtinë, 2002.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat