Rio 2016: Sot garon Luiza Gega

Atletika

Rio 2016: Sot garon Luiza Gega

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 13:19
Luiza Gega

Atletja shqiptare Luiza Gega ka një problem në tendinë që nuk e lejon të jetë në formën e saj më të mirë në prag të garës 3000 m/p, që do të zhvillohet sot në Lojërat Olimpike në Rio. Nënkampionia e Europës ka një problem në tendinë, megjithatë nuk ka ndërmend që të tërhiqet.

“Dhe pse ndoshta jo ne 100% te formës time, pasi dëmtimi ne tendinë pas Kampionatit Europian me ka lëne pak mbrapa me stërvitjen speciale te pengesave, përsëri do jap maksimumin tim. Janë Lojërat e para Olimpike për mua dhe dua t’i shijoj ne maksimum. Gjithsesi, sporti për mua nuk mbyllet këtu, lojërat e ardhshme vijnë me shpejt nga sa i mendojmë dhe unë jam me synime shume me te mëdha. Ndihem shume me fat qe kam një mbështetje shume te madhe nga njerëzit, ku urime pa fund akoma vazhdojnë te me vijnë. Faleminderit ”, ka shkruar Gega në “Facebook”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat