Vrasja e elektriçistit, Vasili: Shteti të marrë masa për mbrojtjen e punonjësve gjatë detyrës

Shqipëria

Vrasja e elektriçistit, Vasili: Shteti të marrë masa për mbrojtjen e punonjësve gjatë detyrës

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 10:26
Petrit Vasili

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i shprehu ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës në fshatin Oblik të Shkodrës.

Duke e cilësuar një krim të shëmtuar që meriton një dënim të rreptë, Vasili i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi.

“Dua t’i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës. Ky është një krim i shëmtuar që meriton dënimin më të  rreptë. Drejtësia duhet të veprojë me shpejtësi. Shprehim mbështetjen e plotë për çdo punonjës të shtetit që kryen me përkushtim detyrën dhe respekton e zbaton ligjin. Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”, theksoi Vasili.

55-vjeçari Zamir Velaj humbi jetën pasi u qëllua me thikë nga Martin Zefi. Ky i fundit rezultonte debitor ndaj OSHEE-së dhe për këtë arsye i ishte ndërprerë energjia elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat