Shqipëri-Kosovë, s’ka informata për persona të zhdukur nga vërshimet në Maqedoni

Maqedonia

Shqipëri-Kosovë, s’ka informata për persona të zhdukur nga vërshimet në Maqedoni

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 08:55
Pamje nga vërshimet

Nuk ka shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët të jenë paraqitur si të zhdukur në rajonet e përmbytura në Shkup.

Nga Ambasada e Shqipërisë thanë se janë në kontakt të vazhdueshëm si me autoritetet në Maqedoni ashtu edhe në Shqipëri, por deri më tani, nuk ka familje që të jenë paraqitur për persona të humbur.

E njëjta gjë edhe nga Kosova. Sipas kontaktit më të fundit me ambasadën e Kosovës në Shkup, deri tani, nuk ka paraqitje për shtetas të Kosovës, të shpallur të humbur në Maqedoni.

Ditë më parë, një banor i Hasanbegut deklaroi se kishte nxjerrë nga balta, një nënë e bijë, për të cilat pretendonte se flisnin me dialekt nga Shqipëria.

Po ashtu, në rajonin e përmbytur kishte zëra se edhe një familje nga Kosova që udhëtonte me makinë, mund të kishte humbur jetën nga dallga e ujit, por deri tani, këto zëra, mbeten vetëm në suaza të lajmeve të pakonfirmuara ose spekulime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat