Flet kandidati i mundshëm i PS për kryebashkiak të Dibrës: Jam i depolitizuars

Shqipëria

Flet kandidati i mundshëm i PS për kryebashkiak të Dibrës: Jam i depolitizuars

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 08:45
Sherefedin Shehu

Partia Demokratike tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën e profesorit të ekonomisë, Sherefedin Shehu për Bashkinë e Dibrës. Ndërsa PS-ja mbetet ende në konsultime për emrin e kandidatit të saj, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

Por aktualisht, emri më i përfolur për t’u përballur me Shehun në këtë bashki është ai i drejtorit aktual të Tatimeve të Dibrës, Dionis Imeraj. Imeraj u shpreh i gatshëm ta pranojë këtë sfidë të re, por shprehet se vendimi për përzgjedhjen e emrit të tij si kandidat u takon autoriteteve drejtuese të partive.

Zoti Imeraj, jeni një nga emrat e përzgjedhur për kandidat të PS-së, për kryetar bashkie në Dibër. Si e cilësoni këtë? 

Kjo nuk është ende zyrtare, por është më se normale për këdo që ky është një vlerësim që më bëhet. Besoj se është një post që çdokush do kishte ambicie ta kishte, por ky post do të ishte vetëm në shërbim të qytetarëve dibranë.

Në postin që ju mbani si drejtor i Tatimeve, jeni përfaqësues i PS-së apo i LSI-së?

Si drejtor i Tatimeve unë jam i depolitizuar në funksionin që kam.

Po si kandidat për bashkinë, nëse do të jeni ju, do të jeni përfaqësues i PS-së apo i LSI-së?

Besoj se do të isha vetëm në shërbim të popullit. 

A keni kontaktuar me drejtuesit politikë, për të mësuar nëse do të jeni apo jo i përzgjedhur për këtë garë? 

Është kompetencë e tyre që ta vlerësojnë në bazë të aftësive, meritave, kontributeve dhe punës që unë kam bërë. U takon atyre ta vendosin.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat