Shpend Ahmeti pjesë e videoklipit të BimBimmës?

Mediale Vip

Shpend Ahmeti pjesë e videoklipit të BimBimmës?

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 00:06
Shpend Ahmeti dhe BimBimma

Reperi Burim Kursani apo i njohur si Bim Bimma është duke punuar në klipin “Shqipet nalt”, një krijim shumë i veçantë.

Këngëtari ka njoftuar se synon të përfshijë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare por edhe jashtë kufijve.

Reperi pati kërkuar ndihmën fansave që të realizojnë nga një klip 10 sekonda duke stimuluar shqiponjën me dy duart.

E reperi sot ka postuar një fotografi së bashku me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin e ka quajtur kryetarin më të mirë.

“Me kryetarin më të mirë që kemi pasur ndonjëherë”, ka shkruar reperi, teksa ia ka shtuar shkrimin 038 Shqipet nalt. Me gjasë në klipin e ri do të marr pjesë edhe kryetari Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat