Një 36-vjeçar vret me armë zjarri kushëririn e tij pas një konflikti

Kronikë e zezë

Një 36-vjeçar vret me armë zjarri kushëririn e tij pas një konflikti

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 20:29
Ilustrim

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ka nodhur në Tepelenë, ku  36-vjeçar Gjergji Hasani ka vrarë kushëririn e tij pas një konflikti.

Policia sqaron se në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dhëmblan, Tepelenë ka ndodhur një vrasje.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Shërbimet e Policisë ku kanë kapur dhe  arrestuar  në flagrancë shtetasin Gjergji Hasani ,36 vjeç, banues në Dhemblan, Tepelenë.

36-vjeçari dyshohet se  pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Altin Llani, 37 vjeç, banues në Fier, të cilin e kishte kushëri.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Theksojmë se autori  kohët e fundit ka shfaqur  shenja depresioni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat