Adem Grabovci: Papërgjegjësi totale nga Vetëvendosje

Aktuale

Adem Grabovci: Papërgjegjësi totale nga Vetëvendosje

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 20:21
Adem Grabovci

Afera e përgjimeve telefonike ku protagonist është Adem Grabovci, ka ngjallur reagime të shumta. Sot, Vetëvendosje publikoi numrat e telefonit personal të Grabovcit, duke i ftuar qytetarët që ta telefonojnë atë. Grabovci ka komentuar ‘aksionin’ e VV-së.

Madje gjatë ditës  së sotme, subjekti më i madh opozitar në vend, Vetëvendosje, të cilët përdorin forma të ndryshme për të shprehur revoltën e tyre, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovcit ia kanë bërë publike numrat e tij personal të telefonit.
Krejt kjo, duke përdorur cinizëm dhe ironi që ai të telefonohet për t’ua bërë një vend pune, sipas mënyrave që tashmë janë të njohura deri më tani.

Por ai që s’ka koment për këtë gjë, është vetë Adem Grabovci dhe një veprim i tillë nga ana e Vetëvendosjes, sipas tij është një papërgjegjësi totale.

“S’kam koment, për Vetëvendosje nuk vlejnë as ligjet, as rregullat dhe as institucionet, s’kam se si e komentoj. Papërgjegjësi totale”, tha në një prononcim për lajmin shefi i GP të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat