Ilir Meta në plazh. Kryetari i Kuvendit braktis vilën në Gjirin e Lalzit për Shëngjinin…, për një ditë!…

Shqipëria

Ilir Meta në plazh. Kryetari i Kuvendit braktis vilën në Gjirin e Lalzit për Shëngjinin…, për një ditë!…

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 17:45
Ilir Meta ne plazh

Ndërsa aleati i tij de jure po shullihet në plazhet e jugut dhe si arsye për tu shfaqur si popullor poston foto me Zahon në FB, Ilir Meta në mungesë të Facebook-ut ka media që ia bëjnë PR-in njësoj si Edi Ramës.

Iliri dhe Monika duket se për disa orë kanë braktisur gjatë ditës vilën e salltaneteve në Gjirin e Lalzit dhe kanë udhëtuar për të bërë një vizitë të miqtë e tyre lezhjanë, ish kryetari i bashkisë Viktor Tusha, deputeti Gjovalin Kadeli si dhe ish drejtori i burgjeve Ramadan Hasani.

E parë nga njëra anë më shumë se një takim mes miqsh, fotot qartazi të servirura në media duken si një takim e strukturave bazë të LSI-së së Lezhës. Kështu, fotot e publikuara nga Newsbomb.al tregojnë qartë se Ilir Meta ka filluar të vërë pak bark, Gjovalin Kadeli po nuk ka humbur asnjë paund.

Ndërsa nuk ka konfirmime për peshën e ish kryebashkiakut të Lezhës Viktor Tusha, një vit pasi rrezikoi seriozisht të përfundonte në burg nëse nuk do të ishte këshilluar nga Meta (që e kishte në tavolinë) të largohej me shpejtësi drejt Italisë.

Ja kjo është jeta, kur e merr “Me qetësi dhe dashuri”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat