Dhurata Çupi pritet të jetë deputetja e re e PD-së

Shqipëria

Dhurata Çupi pritet të jetë deputetja e re e PD-së

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 07:57
Dhurata Çupi

Dhurata Çupi pritet të jetë deputetja më e re e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo do t’i bashkohet listës së grupit parlamentar të selisë blu, pasi Sherefedin Shehu do të lërë mandatin për t’u kandiduar si kryetar bashkie. Çupi ka qenë në listën e PD-së për qarkun Dibër në zgjedhjet që u mbajtën më 23 qershor të vitit 2013.

Çupi është anëtare e Këshillit Kombëtar të PDsë dhe ka dalë disa herë në media në deklarata për shtyp. Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës do të mbahen pas largimit nga detyra të Shukri Xhelilit, e cili u shfaq në një videoskandal ku kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat