Grabitja e bankës, policia ndalon dy persona

Shqipëria

Grabitja e bankës, policia ndalon dy persona

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 10:04
Ilustrim

Policia e Tiranës ka realizuar arrestimin e dy personave në kuadër të hetimit për grabitjen e Bankës së Nivelit të Dytë në ish-bllok. Siç mësohet nga burime policore, janë arrestuar drejtori i bankës dhe shefi i sigurisë së bankës.

Sipas policisë në pranga janë, Luigj Gjonaj drejtori i filialit të bankës, si dhe Florian Skarra shefi i sigurisë së filialit të BKT-së.

Një ditë më parë tek BKT ndodhi një grabitje spektakulare, ku dy apo tre persona dyshohet se kanë marrë rreth 210 milionë lekë të vjetra. Ata kishin çarë murin e prapmë të bankës, duke hyrë në dhomën e sigurisë së lartë e duke grabitur paratë.

Policia dyshon se grabitësit punonin prej tre ditësh në zonën e braktisur pas murit rrethues të BKT-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat