Kreshnik Spahiu takon Bashën: Rama ra, t’i japim shqelmin e fundit

Shqipëria

Kreshnik Spahiu takon Bashën: Rama ra, t’i japim shqelmin e fundit

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 22:05
Kreshnik Spahiu

Kryetari i Aleancës Kuqezi ka zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në përfundim të takimit të mbajtur në selinë e PD-së, Spahiu dha një deklaratë për mediat ku u shpreh se, duhet krijuar një front opozitar për largimin e Kryeministri Edi Rama nga detyra.

“Me Lulzim Bashën kemi një histori shumë të vjetër, një miqësi më shumë se 20-vjeçare. Jemi dy kolegë, Lulzim Basha ka qenë një nga juristët më të aftë të universitetit të Utretit dhe është kënaqësi që përfundimisht takohesh me një lider të shkolluar, sepse këtu kemi kryeministër pa shkollë. Është me lice, nuk ka asnjë arsim. Kemi ministra të cilët janë vetëm sepse kanë qenë në ekip të basketbollit me kryeministrin”, tha Spahiu.

“Dhe të ndash disa mendime politike me Bashën është kënaqësi edhe për një arsye: Rama ra. Rama tashmë është në fund dhe na ka mbetur t’i vëmë shqelmin e fundit. Besoj se ka ardhur koha për të ngritur frontin anti-Rama. Për sa kohë edhe Koço Kokëdhima dhe të gjithë kokat e ashtuquajtura të Ramës kanë dalë kundër kryeministrit, tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse për të krijuar një front të jashtëzakonshëm. Një front i madh i cili të imponon një qeveri tjetër, një qeveri e cila nuk mund të shkojë me Edi Ramën kryeministër në zgjedhje”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat