Meta – Basha takim i papritur!

Shqipëria

Meta – Basha takim i papritur!

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 16:13
Meta Basha

Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë takuar sot në aeroportin e Rinasit.

Një burim u shpreh për Opinion.al se lideri i PD dhe Kreu i LSI kanë qenë së bashku për më shumë se 30 minuta në seksionin VIP të aeroportit të Rinasit.

Takimi më shumë se i paracaktuar, më tepër ngjan si i rastësishëm.

Meta dhe Basha kanë biseduar së bashku, ndërkohë që Meta një pjesë kohe ka qenë i shoqëruar edhe nga miku i tij Nard Koka.

Burimi i tha Opinion.al se ata kanë qëndruar në pjesëm më të madhe vetëm për vetëm, ndërkohë që nuk jepen detaje mbi bisedën.

As njëri dhe as tjetri nuk e kanë pohuar takimin.

Meta dhe Basha janë nisur rreth orës 15:00 bashkë drejt Vienës.

Kreu i LSI-së pritet të ketë një takim me Lajcak në Bratislavë, por nuk dihet nëse Basha do jetë edhe ai në këtë takim apo ka një destinacion tjetër.

Takimi mes tyre është i dyti, brenda 3 ditësh.

Ndërkohë, Meta ka pasur takime mjaft intensive dhe eklektike në ditët e fundit.

Ai ka takuar dhe drekuar me personazhe kyç, por edhe periferikë të politikës, pjesa më e madhe e të cilëve kundërshtarë direktë me njëri – tjetrin.

Pardje, Meta u takua për afro 120 minuta me Kreun e PS Edi Rama në vilën qeveritare në Durrës.

Pjesa më e madhe e takimit ka qenë vetëm për vetëm, ndërkohë që një pjesë të tij është rishfaqur sërisht Nard Koka.

Burime të së majtës, janë shprehur për Opinion.al se takimi ka pasur dy momente tensioni, pakënaqësinë e Metës ndaj Tahirit dhe pakënqësinë e Ramës ndaj Manjanit.

Përtej kësaj, nuk kuptohet mirë se çfarë është arritur.

Disa burime thonë se Rama i ka dhënë Metës ultimatum që të qartësojë qëndrimin e tij deri në datën 30 Gusht, por burime të tjera e mohojnë kategorikisht këtë.

Të dyja burimet thonë që mes tyre ka rënë disi tensioni, por nuk dihet se çfarë marrëveshje kanë arritur konkretisht.

Pritet që Rama dhe Meta të takohen në vilën qeveritare të Dhërmiut në ditët në vijim.

Nuk është çudi që gjithë këto takime të jenë pjesë e një strategjie çoroditjeje publike, nga ato që liderit e së majtës kanë aplikuar zakonisht.

Ato që njihen në gjuhën e përditshme politike me logon: lëvizja gjithcka, qëllimi asgjë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat