“Qeveria teknike”, Rama i përgjigjet Bashës

Shqipëria

“Qeveria teknike”, Rama i përgjigjet Bashës

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 14:55
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Basha, i cili tha sot se vendit i duhet një qeveri teknike, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një status në “Facebook” pak pas deklaratës së Bashës, Rama shprehet se qeveria aktuale ka një mandat katërvjeçar për të qeverisur vendin.

Statusi i Ramës 

Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!...

Dikush duhet t'ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe ta këshillojë që edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t'ia pranojnë çdo lloj kushti - siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi.

Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t'i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter!

Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat