Ekspertët e PD-së në takim me Bashën për vettingun

Shqipëria

Ekspertët e PD-së në takim me Bashën për vettingun

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 11:34
Ilustrim

Ekspertët e Partisë Demokratike në Shqipëri po zhvillojnë një takim me kreun e kësaj partie në selinë blu.

Në takimin me Bashën janë të pranishëm edhe deputetët e opozitës, që janë pjesë e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Takimi vjen pak orë para mbledhjes së paralajmëruar të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ku do të diskutohet ligji për vettingun, një nga 7 ligjet që do të mundësojë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ligji i vetingut ka të bëjë me ngritjen e organit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të emërohen në sistemin e drejtësisë, shkruan gazeta Shekulli.

Ky organ konsiderohet më i rëndësishmi dhe pranë tij do të jenë edhe ekspertët ndërkombëtarë, pjesë e Operacionit të Monitorimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat