Metodë “speciale” për vjeljen e gjobave… vajza simpatike

Shqipëria

Metodë “speciale” për vjeljen e gjobave… vajza simpatike

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 00:35
Edi Rama

Ka shkaktuar një valë reagimesh një video e postuar nga ministri i brendshëm, Saimir Tahiri në faqen e tij në Facebook. Videoja tregon ambientet e reja të policisë rrugore në Tiranë.

Por ky postim ka shkaktuar një valë reagimesh të ndjekësve të ministrit. Shumë prej tyre thonë se ky investim është bërë me gjobat e majme që vjel policia.

Disa të tjerë i kërkojnë të lërë fasadat, por të shohë problemet reale të policisë. Ka nga ata që aludojnë për korrupsion edhe me këtë investim.

Po ashtu komentuesit i thonë të zgjidhë kalvarin e gjatë që u duhet të ndjekin për të marrë makinat në rast se u merret me karroatrec.

Ka edhe nga ata që e lavdërojnë e të tjerë që e ironizojnë. Ndiqni më poshtë disa nga komentet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat