Bardhi: Komisioni për reformën në drejtësi mund të mblidhet të hënën për Vettingun

Shqipëria

Bardhi: Komisioni për reformën në drejtësi mund të mblidhet të hënën për Vettingun

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 22:30
Gazment Bardhi

Komisioni për reformën në drejtësi mund të mblidhet të hënën për të nisur diskutimin për ligjin e Vettingut. Eksperti i PD, Gazmend Bardhi tha në studion e lajmeve të Ora Neës se ligji delikat që do të aplikohet në Shqipëri për herë të parë duhe të diskutohet në një mbledhje me dyer të hapura në mënyrë që edhe shqiptarët të njihen me atë që parashikon.

Ndërkohë Bardhi tha se opozita ende nuk ka në dorë versionet e fundit të 6 ligjeve të tjera që mazhoranca i ka miratuar e vetme në Komisionin e Posaçëm.

Gazment Bardhi: Është menduar apo ka një ide për tu mbledhur të hënën. Megjithatë është një çështje që dakordësohet mes kryetarit dhe nënkryetarit të komisionit. Bylykbashi ka shprehur dakordësinë dhe gatishmërinë e anëtarëve të opozitës në këtë komision për të marrë pjesë dhe për të filluar menjëherë nga puna, por duhet edhe vullneti i palës tjetër, pra i PS për të bërë mbledhjen e komisionit dhe për të bërë shqyrtimin e amendamenteve e ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve.

Në këtë moment deputetët e opozitës janë gati për t’u ulur dhe për të diskutuar nen për nen dhe në thellësi pr/ligjin e ri për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duhet të vemë theksin që është një ligj specifik. Shqipëria është vendi i parë që aplikon një ligj të tillë, pra nuk ka modele në vendet e tjera, prandaj është një ligj kompleks dhe që kërkon përgjegjshmëri gjatë shqyrtimit në komisionin e posaçëm.

Opozita ka qenë gjithmonë kërkuese që mbledhjet e komisionet dhe diskutimet mbi amendamentet kushtetuese të jenë transparente dhe të hapura. Publiku ka nevojë të njihet me çfarë po miratojnë deputetet e kuvendit të Shqipërisë.

Çfarë ndodh me 6 ligjet e tjera, jeni njohur?

Gazment Bardhi:  Deri në këto momente ne nuk na kanë ardhur versionet e fundit të këtyre pr/ligjeve, që janë tërrësisht në përputhje me parashikimet e amendamenteve kushtetuese që janë miratuar. Ambasadorët  janë duke diskutuar mundësitë apo kalendarin sesi do të miratohen ligjet zbatuese, për këtë besoj kanë pasur kontakte me të gjitha palët për të parë këndvështrimin mbi procedurat parlamentare dhe kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat