Reforma në drejtësi, Rama: Miratim me 140 vota prej tre faktorëve

Shqipëria

Reforma në drejtësi, Rama: Miratim me 140 vota prej tre faktorëve

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 21:11
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se reforma në drejtësi u miratua në Parlament me 140 vota falë tre faktorëve të rëndësishëm, që sipas tij janë presioni i popullit, presioni i SHBA-BE ndaj disa deputetëve që nuk donin reformën dhe së fundmi nga kurajo e këtyre deputetëve që nuk donin reformën.

Duke folur në pritjen e organizuar nga Fatmir Xhafaj në Pallatin e Brigadave, me rastin e miratimit me konsensus të kësaj reforme, Kryeministri theksoi se kjo reformë që tashmë u votua, tashmë nuk e ndal asgjë.

“Reforma u votua me 100% të votave të deputetëve falë tre faktorëve themelorë:

Së pari presioni i vullnetit popullor me bashkëpunimin e shumicën qeverisëse

Së dyti presioni i pazakonshëm i aleatëve strategjikë ndaj një blloku antireformë

Dhe së treti kurajo e atyre brenda bllokut.

Mirënjohje të gjithëve dhe shumë faleminderit për një proces që vazhdon, por me një sukses që premton shumë”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat