Meta në SHBA, drekë pune me Fleckenstein dhe Bashën

Shqipëria

Meta në SHBA, drekë pune me Fleckenstein dhe Bashën

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 12:37
Meta-Fleckenstein

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, zhvilloi një drekë pune me eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Bëhet e ditur se të pranishëm ishin dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe deputetët e Partisë Socialiste Pandeli Majko dhe Olta Xhaçka.

Në një prononcim për mediat, eurodeputeti Knut Fleckenstein nënvizoi rëndësinë e miratimit të ligjeve të tjera në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë.

Mes të tjerash Fleckenstein u shpreh: “Unë do të doja të falënderoja kryetarin e Kuvendit Meta për ftesën. Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha si edhe me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste”.

“Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve. U uroj atyre dhe të gjithëve ju shumë fat”, theksoi eurodeputeti Fleckenstein.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat