Berisha: PD dhe LSI kanë një trashëgimi bashkëpunimi

Shqipëria

Berisha: PD dhe LSI kanë një trashëgimi bashkëpunimi

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 23:33
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në një intervistë për Tv “Klan” marrëdhëniet e ardhshme mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, nisur edhe nga qëndrimet e të dy forcave politike në procesin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. “Qëndrimi i Ilir Metës dhe LSI-së ka ndryshuar thelbësisht pasi erdhi projekti i Venecias, i cili kishte rrëzuar në 38 nene projektin Rama – Xhafa”, u shpreh Berisha.

Sipas ish-kryetarit demokrat, “Ilir Meta, veçanërisht në momentin kur ai dërgoi krahas projektit të dytë Rama– Xhafa në Venecia, faktikisht e shkatërroi projektin e dytë, bashkë me oponencën tonë, sepse i tha Komisionit që qeveria është e ndarë në dysh. Një krah i saj do drejtësi të pavarur, një krah do të kapë drejtësinë”. “A është kjo një prerogativë për të bashkëpunuar midis dy partive? Unë mendoj se të dyja partitë kanë një trashëgimi bashkëpunimi. A do të bashkëpunojnë apo jo? Ajo varet nga rezultatet elektorale dhe faktorë të tjerë, por nuk mund të mohoj se ato kanë një traditë bashkëpunimi”, nënvizoi ish-kryeministri. Ai tha se “absolutisht e kam vlerësuar dhe e vlerësoj si një zhvillim që kontribuoi në mënyrë të qenësishme në konsensusin e datës 22 Korrik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat