Rruga e Kombit me pagesë/ Kryetari i Rinisë Kuqezi: Tani hiqini edhe brekët se nuk ju duhen

Shqipëria

Rruga e Kombit me pagesë/ Kryetari i Rinisë Kuqezi: Tani hiqini edhe brekët se nuk ju duhen

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 22:54
Flavio Qarri

Ministria e Transportit njoftoi se një kompani Turke do të bëjë mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit duke vendosur një pagesë për mjetet që do të qarkullojnë në këtë rrugë.

Sipas tabelës së kësaj strategjie pagesa për rrugën e Kombit duhet të varionte nga 0,5-3.5 cent/km. Për 114 km nga Miloti në Morinë pagesa për veturat duhet të ishte nga 0.57-3,99 Euro për të gjithë gjatësinë e rrugës. Në rast se pagesa do të zhvendoset në Rrëshen atëherë totali nuk duhet të kalojë 2,8 Euro për të gjithë distancën. Por Ministria njoftoi që pagesa do të jetë 5 Euro, ose 7 mije leke.

Kjo ka sjelle edhe reagimin e Kryetarit te Forumit Rinor te Aleances Kuqezi, Flavio Qarri.

Me ane te nje postimi ne Facebook ai shpreh revolten e tij me shqiptaret qe nuk reagojne asnjehere.

“Urime. Sapo u dha Rruga e Kombit! 7 mije leke! Tani hiqini edhe breket se nuk ju duhen!”, shkruan ne Facebook Kryetari i Rinise Kuqezi, Flavio Qarri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat