Fleckenstein takohet me Metën, diskutojnë për politikën e jashtme të SHBA

Shqipëria

Fleckenstein takohet me Metën, diskutojnë për politikën e jashtme të SHBA

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:56
Pamje nga takimi

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ndodhet në SHBA ku po merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Konventës së Demokratëve në Filadelfia, ku Hillary Clinton pritet të marrë emërimin si kandidatja demokrate për Presidente e SHBA-ve.

Në këtë ceremoninë është i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit së Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Eurodeputeti ka zhvilluar disa takime me personalitete të politikës amerikane, ku gjatë këtyre diskutimeve ka qenë i pranishëm edhe Ilir Meta.

Fleckenstein, në një status në Facebook shkruan se në këto takime është diskutuar për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Diskutim interesant në lidhje me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara me ish-Sekretaren e shtetit Madeleine Albright , senatorin amerikan Chris Murphy ( Komiteti i Veprimit të Jashtëm ) dhe kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë I. Meta”, shkruan Fleckenstein. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat