Bujar Kaloshi 20 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!

Shqipëria

Bujar Kaloshi 20 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 korrik 2016 Në ora: 15:21
Bujar Kaloshi
26 korrik 2016! 20 vjetori i vrasjes së kolonel Bujar Kaloshit, dhe 65 vjetori i lindjes së tij, është një ditë e veçantë. Është, pikërisht, kjo datë e cila mbart mbi vete një kujtim të trishtuar, largimin nga jeta të nismëtarit themelues të Shoqatës Antikomuniste Demokratike, demokratit të flakët – pinjollit të atdhetarizmit dhe patriotizmit – të paharruarit, Bujar Kaloshit. Kjo datë! përkujtimore në nderim të emrit dhe veprës së demokratit dhe antikomunistin Bujar Kaloshi, që në fillimin e lëvizjes demokratike në vend, atijë që shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe organizatoreve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes, bënë thirrje për më shumë drejtësi.
 
26 korrik 1996! 
 
Z.Simon Mirakaj, z.Mevlan Xhindoli, z.Skënder Qëndro dhe z.Bilbil Cani, në një përkujtimore kan folur për forcat e errësirës që kan drejtuar në atë periudhë shtetin e korrupsionit, të prostitucionit dhe të krimit të organizuar. 
 
Ata kan thënë se; “Bashkëpunëtorë të drejtuesve më të lartë të shtetit sot janë nga ata që kanë vrarë jo vetëm Bujarin - por edhe shumë pishtarë të tjerë të demokracisë. Kjo qeveri e lidhur me krimin i vrau të gjithë ata që mbronin shtetin e së drejtës dhe që paraqisnin rrezik serioz për mafien shqiptare. Nuk nguruan të vrisnin të gjithë ata që në shoqërinë e tyre kishin emëruesin e përbashkët, emrin e profesor Berishës, i cili është një nga figurat më të shquara të demokracisë, një ndër nismëtarët më të rëndësishëm në ndryshimin definitiv të sistemit mashtrues të diktaturës". 
 
Ish të burgosurit politik, dhe të përdjekurit politik, vazhdimisht kan akuzuar bijtë e atyre, që janë sot në pushtet, se : Krimi ende është i pandëshkuar, duke bër apel për bashkëvuajtësit! se -Shqipëria, mbeti peng i vrasjve politike !
 
 
“Por edhe pse është folur kaq shumë për zhdukjen e komunizmit, ai ndodhet ende mes nesh, i maskuar me emrin “socializëm”, kanë thënë ish të burgosurit politik, dhe të përdjekurit politik duke shtuar se e vërteta është që shqiptarët ende edhe sot vazhdojnë të jenë të shtypur e të dhunuar, jo si në kohën e diktaturës por me forma të tjera. Sërish komunizmi me bijtë e tyre në krye të këtij shteti janë bërë një, për t’iu kundërvënë dhe “shtypur kokën” Ish të burgosurve politik, dhe të përdjekurve politik. Me të u rikthyer në pushtet PS-ja, e nisi me të gjithë të presekutuarit politik, të cilë u pushuan nga puna, dhe u flakën në rrugë. 
 
Por, Ish të burgosurit politik, dhe të përdjekurit politik, thonë se kjo qeveri i kanë bërë hesapet gabim. Askush, as socialistët dhe as aleatët e tyre përtej kufirit apo brenda kufirit qofshin, nuk do të mundin dot të shkatërrojnë demokracinë, atë shpirtin e përvuajtur për liri e demokraci, për të cilën edhe u vra Bujar Kaloshi, dhe dhjetëra e dhjetëra demokratë të tjerë antikomunistë. 
 
Historia nuk do të përsëritet!
 
Në themelet e saj ka shumë pishtarë të cilët u bënë kurban që demokracia të jetojë. Dhe demokracia do jetojë, ajo do të kapërcejë edhe këto pengesa, apo ferra që neokomunistët pushtetarë përpiqen t'i ngjizin në trupin e saj të njomë. 
 
Demokratët shqiptarë, ata që e duan vërtet Shqipërinë nuk do lejojë kurrë që njerëz të tillë si pushtetarët që janë sot, të bëjnë atë që ua bënë baballarët e tyre, Bllokmenët. Pikërisht, për këtë që e dhanë jetën njerëzit që e deshën demokracinë dhe Shqipërinë.
 
    I ndjeri Bujar Kaloshi, është nderuar me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin : “Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri, për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”. Bujar Kaloshi u vra nga banda kriminale në mëngjesin e datës 26 korrik 1996, me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në Tiranë.
 
 
Në kujtim të babit tim Bujar Kaloshi – 
 
Kështu dotë shkruante në statusin e saj në facebook e bija e tij Viola :” 20 vjet më parë dora e zezë kriminale, qëlloi për vdekje babin tim Bujar Kaloshi, një njeri që shërbente për njerëzit dhe mbarë Kombin Shqiptar. Ai ishte Gladiatori, thotë Viola, i cili, e fitoi fronin me ju, me mbështetjen dhe besimin tuaj. Si i tillë, ai shërbeu deri në ditën e fundit të jetës së tij për të lenë pas një Shqipëri demokratike dhe Euro-Atlantike, si dhe një Kosovë të lirë e të pavarur – shtetin e Kosovës. Ai mendonte se demokratët e vërtetë e kishin për ideal dhe mision të vetin atë që atdheun e tyre Shqipëria të ishte e lirë dhe demokratike, ta hapnin Shqipërinë ndaj Europës dhe SHBA, mbarë botës së qytetëruara, të luftonin totalitarizmin që na persekutoi për 50 vite rresht, jo vetëm si sistem por edhe si mënyrë identifikimi njerëzor, duke krijuar raporte të reja njerëzore, ku fryma e lirisë të materializohej ne dukuri konkrete të rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe të shtetit të së drejtës, për të cilin u flijua, duke lënë pas një plagë të madhe tek ne fëmijët dhe familjaret e tij.”
 
 U prefsh në paqe babi im i shtrenjtë! e bija e Bujar Kaloshit - Viola Kaloshi.
 
 
 
I ndjeri Pjetër Arbnori - : Qeverisemi nga bijtë e atyre që na burgosën 
 
Mandela i Shqipërisë sa ishte gjallë kishte bërë thirrje, kur erdhën në pushtet ata që ai i quante “Specialista dhe jo Socialista”. Arbënori pati kërkuar që me votën e lirë të mund të hiqen nga pushteti ata që aktualisht janë bijtë e atyre, të cilët kanë burgosur atë dhe bashkëvuajtësit e Kaloshit. 
 
"Do të doja të flisja për Bujar Kaloshin që e kam dashur sikurse e keni dashur edhe ju bashkëvuajtësit, por më duhet të flas më tepër për të përndjekurit politikë, ka thënë i ndjeri Pjeter Arbnori, duke shtuar  “Ne luftojmë dhe do ta vazhdojmë luftën për atë që na takon. Vetëm të kemi parasysh një gjë: në pushtet janë bijtë e atyre që na kanë futur nëpër burgje ose të afërmit e atyre që na kanë futur nëpër burgje dhe mos mendoni që beteja jonë fitohet lehtë, mos mendoni që të drejtat tona fitohen aq lehtë", është shprehur Arbnori. 
 
Gjithashtu Arbnori ka menduar se vrasja e Bujar Kaloshit është dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që kanë vuajtur, mësim për ata që kanë dashur dhe duan demokracinë, sepse të përçarë nuk ecet, sepse sot e keqja është e bashkuar, kundër atyre që aspirojnë për demokraci e prosperitet. 
 
 
Ndërkohë, gazetari i njohur Vasil Tabaku, ka thënë “Si mund ta besonim që një ditë nuk do ta kishim mes nesh Bujar Kalo-shin?… Bujar Kaloshi, demokrat, militant i shquar, ish-i dënuar politik, vinte nga familja e madhe e kaloshëve të Dibrës, një familje e shkëlqyer patriotike dhe me vlera të mëdha morale, shoqërore dhe kombëtare. Kontributi i kaloshëve ka mbetur në histori si një vlerë e madhe dhe e pashlyeshme në luftën kundër së keqes dhe veçanërisht kundër komunizmit vrasës. Ndaj dhe pasardhësit e Enver Hoxhës dhe të ish-Partisë së Punës, nuk mund t'ia falnin Bujar Kaloshit guximin, kurajon, trimërinë dhe mbi të gjitha përkushtimin e shkëlqyer ndaj demokracisë dhe triumfit të saj në vend…dhe më 26 korrik 1996 e vranë pabesisht…
 
Vrasja e bujshme tronditi mbarë opinionin. Mediat e shkruara dhe elektronike e pasqyruan vrasjen si një akt terrorist të organizatës famëkeqe kriminale të dorës vrasëse të ish-komunistëve "Hakmarrja për drejtësi". Gjithë Shqipëria për një çast mbajti frymën…ka shkruar gazetari Vasil Tabaku.
 
 
Z. Reshat Kripa, kryetar i Degës së Tiranës së “Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë”, publicist, dhe autor i dhjetra shkrimeve, është shprehur se :’ Duke parë sekuencat e filmit mbi jetën e Bujar Kaloshit, nuk e di sepse zemra ime ndjeu një dhimbje.. Para syve më doli fytyra e qeshur dhe plot gjallëri e tij, në ato ditë të zjarrta të ndërrimit të sistemeve, para njëzet viteve. Djaloshi i lindur dhe rritur baltrave të Plugut dhe Gradishtës, ku e kishte degdisur familjarisht regjimi totalitar, nuk kishte se si të mos ishte i qeshur dhe plot gjallëri, në ato ditë historike kur zemra e tij vlonte nga dashuria për lirinë dhe demokracinë e mohuar për gati pesëdhjetë vjet. Më dilte para syve fytyra e këtij trimi, që pa hezituar u bë një nga nismëtarët e shoqatës tonë, duke qëndruar gjithmonë në ballë të saj. E shihja atë djalë të lidhur pazgjithmërisht me Partinë Demokratike, me të cilën u bashkua pasi tek ajo shikonte të mishëruara të gjitha parimet për të cilat kishte luftuar fisi i tij i madh.”
 
Shkrimtari Xhaferr Martini (Marre nga parathenia e librit te Xhaferr Martinit :"Bujar Kaloshi" monografi) ka shkruar se: “Venia para drejtesise e atyre qe bene skenarin e vrasjes se Bujarit, nuk do te ishte ngushellim i plote per familjen e tij. Ngushellimi me i madh per ta eshte qe Shqiperia te ece ne rrugen pa kthim te demokracise dhe te prosperitetit. Ndaj atyre qe dhane jeten jemi te gjithe borxhlij. Ka nje lloj borxhi qe te rri ne ndergjegje dhe nuk te ndahet deri sa vjen nje dite dhe te kthehet ne nje obligim te madh shpirteror dhe njerezor. Njerezit duhet te dine me shume per Bujarin dhe per familjen e tij. Atehere do ta kuptojne me mire kush ishte Bujari dhe pse ishte i gatshem per skarifica dhe per heroizem. E tille ishte edukata qe kishte marre;te heroizmit dhe te sakrifices kane qene Kaloshet ne shekuj. Mbi ta eshte hedhur shume balte gjate sistemit te kaluar. Nje pjese te saj shpresoj ta pastroje ky liber, qe i kushtohet Bujarit, por duke treguar shkurt edhe rrenjet historike te Kalosheve, nje fis me rrenje te thella ne historine tone.”
 
 
Mos e harroni Bujar Kaloshin!
 
Liçon kjo thirrje sot duke kujtuar atë ditë të zezë e 26 korrikut të vitit 1996, kur duart kriminale të trashëgimtarëve të etërve sadistë komunistë, qëlluan zemrën e këtij djaloshi. Ditën kur ato plumba nuk goditën vetëm zemrën e Bujarit. Ato goditën zemrat e mijra të përndjekurve politikë, në të katër anët e atdheut tonë të martirizuar. Goditja ishte preludi i asaj që po përgatitej prej kohësh, përmbysja e fitoreve të demokracisë së porsalindur dhe rivendosja e pushtetit të ish komunistëve. Kjo gjë u realizua një vit më vonë, nëpërmjet rebelimit të armatosur të vitit 1997.
 
20 vjet pas vrasjes, prej këtu fillon hapja e dosjeve të diktaturës/
 
Bujar Xhevdet Kaloshi (bir i një prej familjeve më në zë të krahinës së Dibrës) lindi në një kamp internimi në një fshat të Lushnjës, Grabian. Pinjolli i Kaloshëve, i rritur dhe edukuar me traditat më të vyera atdhetare të familjes nga ai edhe rridhte, do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës, që në fillimet e lëvizjes demokratike në qytetin e Lushnjes. Ai u bë në atë kohë nismëtar dhe njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Lushnjë.
 
 
Vrasja e Bujar Kaloshit, është e lidhur ngushte me demokracine, lirine dhe funksionimin e demokracise, vullnetin dhe deshiren e te gjithe qytetareve te Shqiperise, dhe segmenteve te shoqerise, te cilat respektojne parimet demokratike dhe shtetin e se drejtes per te rivendosur ne vendin e merituar te atyre vlerave, pjese e rendesishme e te cilave eshte vleresuar edhe Bujar Kaloshi. Bujar Kaloshi ka qene nje nga personalitetet e rendesishme, i cili ne te njejten kohe konvergonte ne vetvete nje prejardhje nga nje shtrese e persekutuar, nga nje familje me tradita nacionaliste dhe individualisht si nje person qe ishte vene totalisht ne sherbim te levizjes per demokratizimin dhe lirine ne Shqiperi
 
 
Ne themelet e demokracise se saj, Shqiperia, ka shume pishtare, te cilet u bene kurban qe demokracia te jetoje. Dhe demokracia do jetoje, ajo do te kaperceje edhe keto pengesa, apo ferra qe neokomunistet partiak perpiqen t’i ngjizin ne trupin e saj te njome. Demokratet shqiptare, ata qe e duan vertet Shqiperine, nuk do lejoje kurre qe njerez te tille si politikane dhe drejtues partishe te majata me prejardhje ish komuniste, qe jane sot me pa te drejte ne krye te tyre, ata qe, dhe kjo eshte provuar, jane mbreter te skafizmit dhe emigrimit, qe jane kapot e trafikut te mishit te bardhe ata qe e çuane kete vend drejt grminave te pafundme, ujerave te turbullta. Pikerisht per kete e dhane jeten njerezit qe e deshen demokracine dhe Shqiperine.
 
 
Personifikim njeriut të vendosur për të zbatuar ligjin/
 
 
Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta dhe fëmijët (dy djem e dy vajzat) u vendosën në një lagje periferike në Tiranë. Bujari për aftësitë dhe shkollimin e lartë u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare dhe më pas derisa u vra Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Postet e ngarkuara nga qeveria demokratike, për aq sa shërbeu, i konceptoi si një detyrë me ndërgjegje të lartë kombëtare, si obligim i njërit prej përfaqësueseve të kësaj shtrese, për pastrimin e shtetit demokratik nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga radhët e ish-Sigurimit të Shtetit.
 
Bujari Kaloshi, për aq sa i kontribuoi demokracisë së brishtë në Shqipërinë post komuniste, përfaqësonte me të gjitha vetitë figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër. Ai personifikonte njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e ligjit deri në vdekje. I ndjeri Bujar Kaloshi është nderuar me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin:“Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri,për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”.
 
Krimi i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit/
 
Vrasja e Bujar Kaloshit, padyshim që ishte dhe mbetet një krim i shëmtuar, i një dore vrastare që i merrte urdhrat nga kupola e kuqe. Por, kjo vrasje e kryer nga eksponentët më famëkeqe të Organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” ishte njëherazi dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që e kanë kaluar mbi “shpinën” e tyre egërsinë e regjimit komunist. Ishte dhe mbetet mësim për ata që kanë dashur e duan demokracinë, dhe qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja) paraqitej edhe si simbol për t’u bashkuar kundër atyre që nuk e duan demokracinë e prosperitetin e Shqipërisë, por ëndërrojnë ende regjimin komunist. Krimi i pandëshkuar mbetet apel për bashkëvuajtësit e Bujar Kaloshit.
 
…Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabjan – Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe organizatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Mbas ardhjes së demokracisë u emrua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak (Law Faculty and Military College) u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve me gradën Kolonel.
 
Koha për ndëshkimin e bandës kriminale që vrau Bujar Kaloshin/
 
 
Zbardhja e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit, më 26 korrik 1996 – edhe sot, 19 vjet mbas saj ajo është thirrje për drejtësi.., është apel për ndëshkimin ligjor që duhet të marrë banda kriminale e inkuadruar në të ashtuquajturën Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” .
 
Në këtë 20-vjetor të vrasjes, figura e Bujar Kaloshit duhet kujtuar në piedestalin e figurave të ndritura të kombit. Sepse, ai u vra në mbrojtje të shtetit ligjor që vetëm një vit më pas, gjatë rebelimit të armatosur mafiozo-komunist të ’97-tës do të shkërmoqej që nga themelet për t’u rimarrë me armë nga të pinjollët e sistemit më gjakatar të njerëzimit. Më shumë se kurrë, sot është koha për ndëshkimin e bandës krinimale që vrau kolonel Bujar Kaloshin. Dënimin e të të gjithë atyre që fshihen e mbijetojnë në pentukun e atyre krimeve të diktaturës në Shqipëri ku zyrtarisht janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat