Ja video tronditëse: Momenti kur 57-vjeçari i vë flakën pacientit në Tiranë

Shqipëria

Ja video tronditëse: Momenti kur 57-vjeçari i vë flakën pacientit në Tiranë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 14:12
Foto nga vendi ngjarjes

Ngjarja e rëndë ndodhi në repartin e Hemodializës në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë. Pacienti 57-vjeçar Lefter Canaj, pas një debati, spërkati me benzinë pacientin tjetër Dashamir Saraçi dhe i vuri zjarrin. Flakët dhe tymi i marrin jetën dy pacienteve 55-vjeçare, Sanije Sulaj dhe Hanife Mali. Të martën ndërroi jetë edhe vetë zjarrvënësi Lefter Canaj. Sipas gazetës Panorama, të dy janë grindur për një konflikt të hershëm pronësie. Të tjera media thonë se sherri mes tyre kishte nisur për një debat politik

Tre të vdekur dhe 20 të plagosur.

Ky është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në vendin ku nuk pritej, pikërisht në ambientet e brendshme të Spitalit Amerikan në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se pas një konflikti, pacienti Lefter Canaj ka spërkatur me benzinë pacientin tjetër Dashamir Saraçi dhe i ka vënë zjarrin.

Për shkak të flakëve të dendura dhe asfiksisë nga tymi i përhapur shpejt fatkeqësisht dy paciente Hanife Mali dhe Sanije Sulaj që të dyja 55-vjeçare kanë humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Ndërkohë të plagosur rëndë kanë mbetur edhe autori i dyshuar Canaj dhe Saraçi.

Canaj ndërroi jetë mëngjesin e së martës.

Policia e kishte arrestuar mëngjesin e ditës së sotme shtetasin Lefter Canajn, i cili akuzohej për vendosjen e zjarrit një ditë më parë.

Bëhet e ditur se Canaj akuzohej për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”.

Ngjarja e pazakontë dhe shumë e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 në pavijonin e Hemodializës së Spitalit Amerikan 1.

Menjëherë pas shpërthimit të zjarrit stafi mjekësor dhe familjarë të pacientëve kanë ndërhyrë për të shpëtuar sa më shumë të shtruar që ndodheshin në këtë pavijon për trajtim të hemodializës.

Mësohet se kanë qenë rreth 26 pacientë të shtruar, por fatmirësisht kanë shpëtuar.

Mes të plagosurve për shkak të djegieve janë edhe pjesë e stafit mjekësor një infermiere dhe një mjeke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat