Aplikimi në universitete, Boçi: 41 mijë maturantë mbahen në ankth

Shqipëria

Aplikimi në universitete, Boçi: 41 mijë maturantë mbahen në ankth

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 12:33
Luçiano Boçi

Partia Demokratike ka reaguar mbi aplikimin në universitete të maturantëve, duke akuzuar qeverinë se po mban në ankth  41 mijë maturantë dhe familjet e tyre.

Luçiano Boçi shprehet se 41 mijë maturantë dhe familjet e tyre po mbahen në akth nga qeveria, e cila ende nuk ka nxjerrë udhëzimin zyrtar për aplikimin në universitet.

“Ndërsa korriku po ikën, 41 mijë maturantë ende nuk e kanë të qartë të ardhmen, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë. Jemi me 26 korrik, dhe është hera e parë që nuk ka një udhëzim zyrtar për procesin e aplikimit, nuk ka shpallje të kuotave me vendim qeverie, dhe nuk janë bërë të njohura tarifat për programet e ciklit universitar. Ndërkohë që ky proces duhej të kishte nisur, ende nuk kemi një zbardhje të rezultateve të notave të provimeve të maturës”, shprehet Boçi.

Nuk janë hartuar dhe formalizuar udhëzimet teknike që do të mundësojnë një proces të qartë e transparent, të pakontestuar nga maturantët, thotë Boçi, i cili shton se portali nuk është gati nga ana teknike për hedhjen e mesatares së maturantit, gjë që bllokon gjithë procesin e plotësimit online të Formularit prej çdo maturanti.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat