Firmoset marrëveshja me BERZH, Rama: Moment historik për fshatin

Shqipëria

Firmoset marrëveshja me BERZH, Rama: Moment historik për fshatin

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 12:05
Kryeministri Edi Rama

Për fshatin tashmë do të vij një fazë e re zhvillimi, pasi do t’i jepet më shumë mbështetje sektorit bujqësor. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, gjatë firmosje së marrëveshjes me BERZH për agrobiznesin.

Kryeministri theksoi se më këtë projekt do t’i jepet mundësi më shumë atyre që do duan të investojnë në fshat.

“Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër, sa të shtyjmë reformat e vonuara dhe të certifikuara nga familja europiane që duhet ti bashkohemi. Duhet të gjejmë rrugën për partnerët e besueshëm siç është BERSH që Europa të jetë solidare në raport me përpjekjet tona. Është një program që sjell bashkë qeverinë, BERSH dhe disa banka komerciale të nivelit të dytë, të cilat falë BERZH-it dhe qeverisë do jenë dorëlëshuar me njerëzit që do duan të investojnë në fshat”, tha ai.

Më pas kreu i qeverisë tha: “Ky program do të jetë një vlerë e shtuar në rrugën që ne kemi hapur për të kaluar nga bujqësia e lëmoshës, në bujqësi të investimeve, me një vizion të qartë. Një rrugë kjo tani që ka gjithë potencialin për tu shtrirë më tutje, duke përfshirë gjithë këtë rrjet financiar në planet e njerëzve që duan të investojnë në bujqësi”.

Nga ana tjetër Rama theksoi se interesante është fakti se asnjë kredi e keqe nuk është nga fshati. “Janë gjithmonë e më të shumta sipërmarrjet që i kanë bërë në rrugë të tjera, dhe po difersifikojnë portofolin e tyre duke kthyer sytë nga fshati. Ky program është një mbështetje e sigurt. Ne kemi një problem me të cilin po mëremi seriozisht, që është kreditë e këqija. Ajo që është më interesante është fakti se nuk ka asnjë kredi të keqe nga fshati. Ajo pjesë që duket se është më e paformalizuar dhe tregon më pasiguri tek bankat, është pjesa që ka treguar më tepër vetësiguri”, pohoi kryeministri.

Ndërkohë, presidenti i BERZH-it pohoi se Shqipëria do të shfrytëzoj burimet e veta. “Të shtohen eksportet dhe të ulen importet. Është koha për të vepruar, jo për të folur”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat