I vuri flakën pacientit në spital, policia arreston 57-vjeçarin Lefter Canaj

Shqipëria

I vuri flakën pacientit në spital, policia arreston 57-vjeçarin Lefter Canaj

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:11
Spitali

Policia e Tiranës ka arrestuar 57-vjeçarin Lefter Canaj, autorin e zjarrëvënies në një spital privat në kryeqytet, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e spitalit tek pavioni i hemodializës, për motive ende të paqarta ky shtetas pasi ka mbaruar mjekimin, rreth orës 11:00, është rikthyer tek pavioni i Hemodializës, ku me vete ka pasur një shishe me lëndë djegëse "benzinë", lëndë të cilën ka filluar t'ja hedhë në të gjithë trupin e shtetasit D. Saraçi  i cili ka qenë duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën.  Flakët kanë përfshirë të gjithë pavionin e Hemodializës, ku nga flakët e shumta dhe tymi i madh në këtë ambjent kanë gjetur vdekjen shtetaset:

- Sanije Sulaj, 65 vjeçe, banuese në Mamurras.

- Anife Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.

Gjithashtu si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur të dëmtuar shtetasit:

- D. Saraçi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

- Lefter Canaj, 57 vjeç, banues në Tiranë

- S. B., 34 vjeç, banues në Berat.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë, për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Shkatërrim të pronës me zjarr", parashikuar nga Nenet 79/dh dhe 151 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat