Buxheti i bashkisë/ Veliaj: 48 milionë dollarë investime për 2016

Shqipëria

Buxheti i bashkisë/ Veliaj: 48 milionë dollarë investime për 2016

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 19:11
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me buxhetin e ri të bashkisë jeta në qytetin e Tiranës është bërë më e mirë.

Në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak, kryebashkiaku tha se kanë arritur sukses në mbledhjen e taksave, ndërsa theksoi se investimet për vitin 2016 janë 48 mln dollarë.

“Këtë vit miratuam një buxhet ambicioz, një buxhet prej 120 mln dollarë. Në 2014 u prashikuan 69 mln dollarë dhe u mblodhën vetëm 46. Në 2015 u parashikuan 74 dhe u mbolodhën vetëm 40. Është buxheti më i madh fal edhe risive në menaxhimin e financave dhe shërbimeve. Sot sipërmarrjet dhe qytetarët trajtohen njësoj. Taksat nuk janë rritur por baza e tatimpaguesve është zgjeruar sepse ka marrë fund koha kur disa paguanin dhe disa jo. Miratimi i vendimit në këtë këshill që na mundësoi ta përdornin UKT si një agjent tatimor ka qenë një pikë kyçe në transforimin e të ardhurave. Në disa taksa ne jemi deri në 93 % sukses në mbledhje, kurse më parë më e mira që gjetëm ishte 30% dhe me e ulëta, ajo e pronës në 7%. Është ky buxhet që e kthen Tiranën më të jetueshme. 39% e buxhetit shkon në investime publike, pra në 2016 po invesotjmë 48 mln dollarë, në 2014 ishte 15, 2015 ishte 13 mln dollarë. Kemi filluar të ndërhyjmë edhe në nivel kapilar, jo vetëm në qendrat e qytetit”, tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat