Alarmi, në Shqipëri dyshime që sallamet e skaduara riciklohen sërish

Shqipëria

Alarmi, në Shqipëri dyshime që sallamet e skaduara riciklohen sërish

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 17:56
Ilustrim

Riskut të helimimit nga konsumi i ushqimeve, përveç temperaturave të larta në këto ditë korriku, u shtohen edhe produktet e mishit, të cilat kompanitë e prodhimit abuzojnë duke i futur aditivë apo konservantë në doza më të larta me qëllim për t’i rritur kohëzgjatjen e tyre në treg.

Të gjithë artikujt mbajnë në etikë datën deri kur mund të konsumohet  secili prej tyre dhe  për mallin e pashitur, subjektet që i tregtojnë njoftojnë kompaninë e prodhimit për t’i tërhequr.

“Tërhiqen vetë nga kompania ku janë marrë dhe nuk e di si procedohet me ta pas këtij momenti. Për artikujt që vijnë nga Italia i asgjësojmë ose nëse janë në sasi të mëdha thërritet institucioni përkatës, AKU dhe ata e dinë si vazhdohet më tej”, thotë Erjeta Lleshi, përgjegjëse supermarketi.

Subjektet që tregtojnë  i njoftojnë menjëherë kompanitë prodhuese për t’i larguar produktet  që kanë skaduar ose janë në prag skadence, por sa të e ndërgjegjshme janë kompanitë prodhuese për të hequr nga tregu dhe për t’i asgjësuar ato?

Burime të TCh thonë se ka kompani i shqiptare të prodhimit të sallameve, të cilat i tërheqin dhe më pas i fusin sërish në makineri duke ripodhuar produktin e duke e hedhur sërish në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat