"Drejtësia", Berisha: Fitoi PD-ja dhe LSI-ja, humbi Edi Rama

Shqipëria

"Drejtësia", Berisha: Fitoi PD-ja dhe LSI-ja, humbi Edi Rama

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 13:58
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot fjalimin e fundit për këtë sesion parlamentar, ku foli për reformën në drejtësi.

Ish-lideri i selisë blu përshëndeti rolin e LSI-së dhe ndërkombëtarëve në këtë proces, duke theksuar se humbësi i madh ishte kryeministri Edi Rama, i cili sipas Berishës bëri gjithçka për të përjashtuar PD-në nga procesi.

“Në këtë proces padyshim fitoi edhe LSI-ja, që mes konsensusit dhe bashkëqeverisjes zgjodhi konsensusin. Meritë kanë edhe ndërkombëtarët që donin një votim me 140 vota. PD, duke e konsideruar reformën në drejtësi si jetike, pavarësisht se i mbyllën dyert e konsensusit dhe gjithçka për të dhënë ndihmesën e saj në këtë reformë. Mund të thuhet se në këtë vendim pas të parit të lidershipit të PD-së dhe grupit të saj parlamentar, qëndron fitorja e parë dhe përcaktuese. Me këtë vendim PD-ja zgjodhi arbitrin e pazëvendësueshëm dhe ia doli të imponojë kushtin e saj. Edi Rama fillimisht e pranoi kushtin ‘de juro’ por e refuzoi ‘de facto’.

Vendimi i PD-së ishte për të mbrojtur dhe imponuar me çdo çmim rekomandimet e Komisionet  e Komisionit të Venecias si vija kuqe të vërteta dhe jo si ato të Edi Ramës. Kush humbi, në radhë të parë humbi përçarja, humbën ata shqiptarë që ishin kundër reformës, humbësi më i madh është Edi Rama. Bazuar në qëndrimin përçarës përjashtoi PD-në nga pjesëmarrja në reformë. Edi Rama bëri gjithçka kundër konsensusit, ai i bëri gropën konsensusit por ra vet në gropën që hapi”, tha Berisha në fjalën e mbajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat