Thyhet heshtja, Paloka flet për “Drejtësinë”

Shqipëria

Thyhet heshtja, Paloka flet për “Drejtësinë”

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 11:58
Edi Paloka

Seanca plenare e fundit për të sesion parlamentar ka filluar e qetë dhe pa debate duke nisur me diskutimet pikave në rendin e ditës.

I vetmi që hapi çështjen e Reformës në Drejtësi, ishte kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, i cili i bëri thirrje qeverisë të mbajë premtime.

“Partia Demokratike ka votuar çdo ligj ashtu siç kemi bërë për reformën do vazhdojmë të votojmë çdo ligj. Ju sot keni detyrim që të mbani premtimet që u keni dhënë qytetarëve. Kjo ishte propagandë boshe e radhës, e cila kërkonte të hiqte vëmendjen nga gjithçka. Uroj që shteti tu tregoj qytetorëve që nuk i keni mashtruar dhe rimashtruar siç keni bërë këto vite”, tha Paloka nga podiumi i Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat