Krisje PS-LSI? E konfirmon dhe Xhafa: Nuk po funksionon!

Shqipëria

Krisje PS-LSI? E konfirmon dhe Xhafa: Nuk po funksionon!

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 09:45
Fatmir Xhafaj

Prej kohësh flitet për një krisje mes  LSI dhe PS dhe duket se një gjë e tillë është mëse e vërtetë.

E konfirmon edhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili thotë se koalicioni nuk po funksionon më.

Xhafaj deklaron hapur: te ky koalicion nuk shoh funksionim norma! “Kur flasim për marrëdhëniet mes dy forcave kryesore që përbëjnë mazhorancën, unë nuk mendoj që lidhet aq shumë me ketë gjë në vetvete se sa me probleme të nevojës për një funksionim shumë më të mirë se deri tani të mazhorancës dhe të raporteve ndërmjet dy forcave kryesore politike të mazhorancës. Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, nuk shoh një marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë, pas 3 vitesh të funksionimit të kësaj aleance”, tha ai për Vizion Plus.

LSI dëshmoi qëndroi më pranë PD-së për reformën në drejtësi dhe kërcënoi Ramën me qeveri teknike nëse do ta votonte reformën me vota të blera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat