Amerikanët po përgatisin “armatën” që do të seleksionojë emrat për institucionet shqiptare të drejtësisë

Shqipëria

Amerikanët po përgatisin “armatën” që do të seleksionojë emrat për institucionet shqiptare të drejtësisë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 18:47
ilustrim

Pavarësisht se efektet e ndryshimeve kushtetuese nuk kanë nisur, Fatmir Xhafaj lajmëron se ndërkombëtarët kanë filluar punën.

Sipas Xhafajt, amerikanët po bëjnë përzgjedhjen e prokurorëve e gjyqtarëve amerikanë, të cilët do të asistojnë në seleksionimin e gjyqtarëve, prokurorëve e juristëve shqiptarë për institucionet e reja të drejtësisë.

Ndërkohë, 3 protagonistët kryesorë të negociatave për reformën në drejtësi, kanë shpjeguar në emisionin “Kapital” në TV “Vizion Plus”, rrugën që përshkoi reforma në drejtësi, deri te miratimi i saj në orët e para të 22 korrikut.

Pas miratimit me 140 vota socialisti Fatmir Xhafaj vlerëson se partia më e madhe e mazhorancës luftoi që përpjekja për konsensus, të mos cenonte thelbin e draftit kushtetues, ndërkohë që për Ylli Manjanin dhe Oerd Bylykbashin, konsensusi ishte elementi thelbësor i këtij procesi.

Në 25 korrik është seanca e fundit para se Parlamenti të marrë pushimet dhe bashkë me 7 ligjet e reformës duket se edhe debatet politike do të shtyhen për në vjeshtë atëherë kur kuvendi do të rinisë punën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat