Rama: Trishtim të thellë për jetët e humbura në Mynih

Shqipëria

Rama: Trishtim të thellë për jetët e humbura në Mynih

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 10:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pari që ka reaguar për sulmin që shkaktoi 9 viktima në Mynih të Gjermanisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shqiptare shkruan: “Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar të Mynihut mes të cilave edhe jetë shqiptarësh! Solidaritet me Gjermaninë mike”.

Tre të rinj shqiptarë nga Kosova janë vrarë gjet këtij sulmi, që ndodhi mbrëmjen e së premtes, ndërsa një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur. Autori i sulmit, një 18-vjeçar iranian, vrau veten me plumb në kokë pas masakrës.

Meta: Lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë
Edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar për sulmet në Mynih. Në mesazhin e tij të ngushëllimit, theksohet se është koha të reflektojmë e të veprojmë bashkë ndaj së keqes.

“Ndaj dhimbjen e thellë për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi përsëri. Lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Është koha të reflektojmë e të veprojmë bashkë ndaj së keqes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat