UKT: Gjobë deri në 3 vjet burg kujt ndërhyn në rrjetin e ujësjellësit

Shqipëria

UKT: Gjobë deri në 3 vjet burg kujt ndërhyn në rrjetin e ujësjellësit

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 17:24
UKT

Për të luftuar mungesën e ujit të pijshëm gjatë muajve të verës, por edhe humbjet në rrjet, Ujësjellësi i Tiranës ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët mbi rëndësinë që ka mos shpërdorimi dhe kursimi i ujit të pijshëm në stinën e nxehtë.

Fushata e UKT-së ka për qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët se abuzimi me ujin e pijshëm është një problem, i cili ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin normal me ujë të pijshëm të qytetit. Për këtë arsye, gjatë këtyre javëve UKT do t'i kushtojë një vëmendje maksimale informimit të qytetarëve.

Fushata e nisur nga UKT bën thirrje të gjithë konsumatorëve të jenë të kujdesshëm mbi mënyrën se si e përdorin ujin e pijshëm, duke vënë theksin tek mos përdorimi i ujit për vaditje të tokave bujqësore.

Sipas Kodit të “Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” dhe  Kodit Penal, neni 159, ndëshkohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet,  të gjithë ata që:

- Lidhin apo ndërhyjnë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm;

- Furnizohen me ujë të pijshëm pa pasur kontratë me UKT sh.a;

- Ndërtojnë objekte mbi tubacionet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve;

- Përdorin ujin e pijshëm nga rrjeti i UKT-së për lavazhe, ujitjen e tokës bujqësore;

- Përziejnë ujin e pusit, apo të burimeve të tjera me ujin e pijshëm të furnizuar nga UKT;

- Ndërhyjnë tek ujëmatësi dhe dëmtojnë vulën e tij.

Një nga problemet më të mëdha me të cilat UKT-ja përballet vazhdimisht është vaditja e tokave bujqësore me ujë të pijshëm, çka e bën të vështirë furnizimin me ujë të qytetarëve. Vaditja e tokave me ujë të pijshëm është e ndaluar me ligj dhe konsiderohet si shkelje ndaj së cilës ndëshkimet janë të sanksionuara në Kodin e Furnizimit me Ujë.

Gjatë këtyre javëve, UKT sh.a ka bërë publike aksionet dhe fushatat e saj, ndërmarrë kryesisht në zonat e ish-komunave, ku i është dhënë rëndësi e veçantë sensibilizimit qytetar, si edhe në fushatën e saponisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat