Elbasan, kreu i Tatimeve: Kuponi vijon të jetë problem, s’jepet

Shqipëria

Elbasan, kreu i Tatimeve: Kuponi vijon të jetë problem, s’jepet

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 15:32
Ilustrim

Në qarkun e Elbasanit vijon të jetë problem mosdhënia e kuponit tatimor nga bizneset. Kreu i drejtorisë rajonale të Tatimeve Skerdi Tafa bën të ditur se vetëm për periudhën janar-korrik të këtij viti, janë kontstatuar të paktën 100 biznese që abuzojnë me faturën tatimore.

Skënder Tafa: Është e rëndësishme pjesa e bashkëpunimit me qytetarët dhe subjektet sepse nuk mund të punohet pa pasur bashkëpunimin e qytetarëve. Në ato subjekti ku kemi gjetur problematikë janë marrë masat përkatëse nga ana e inspektorëve. Numri ka qenë një numër i vogël në raport me numrin e tatimpaguesve. Për këto 6 muaj ka qenë më pak se 100 numri, por ajo që është themelore është fakti që lehtësimi i tatimpaguesve krahasim me 2015 kanë ardhur në rritje.

Kryetatimori i Elbasanit thekson se fal operacionit ndaj informalitetit, që u shtri në të gjithë vendin, janë shënuar një sërë rastesh ku subjekti ka kaluar  nga biznes i vogël në të madh, pasi ka pasur të ardhura të larta.

Ndërkohë më 1 gusht, qeveria pritet të nisë një tjetër aksion antiiformalitet, i cili fokus primar do ketë zonat bregdetare, nga Velipoja-Ksamil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat